E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtesa e fondit, 10 milione euro, Kurt Kola eshte skeptik

Vendimi i Kuvendit, per akordimin e nje fondi prej 10 milione eurosh per kete vit ne buxhetin e shtetit si demshperblim per ish te denuarit politike, nuk u prit me shume entuziazem nga kjo kategori. Kryetari i shoqates se ish te perndjekurve politike, Kurt Kola, tha per gazeten "Koha Jone", se me shume probleme, ish te denuarit politike, po hasin me zbatimin me ligjin. Nderkohe qe fondi i percaktuar ne buxhet per kete vit sipas Koles, ndonese u rrit eshte ende i pamjaftueshem per t'i demshperblyer ata. "Ligji po zbatohet ne menyre preferenciale. Po demshperblehen vetem pak njerez, ne nje kohe kur ligji thote qarte, se parate do te shkojne per te gjithe ne menyre te barabarte. Ne duhet te na japin te drejten qe na takon me ligj. Jo te demshperblejne vetem 4000 veta dhe pjesen tjeter, jo", u ankua Kola. Ndonese vleresoi shtimin e fondit per demshperblimin e ish te denuarve politike, Kola kerkoi zbatimin e mire te ligjit. Sipas tij, parate duhet te ndahen ne menyre te barabarte, ashtu sic e percakton edhe ligji i miratuar me ndryshime ne fillim te ketij viti. Pra Kola, theksoi se nga fondi i shtuar prej 10 milione eurosh, duhet te marrin te gjithe ish te perndjekurit nga aq sa mund te perpjesetohet kjo shifer dhe jo vetem nje pjese e vogel. Nderkohe qe nuk harroi te permende edhe faktin se shifra te tilla, jane te pamjaftueshme per te demshperblyer ne kohe, 23 mije ish te perndjekurit politike qe ndodhen ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›