Ndergjoni: Te hapen dosjet, te nise nga figurat politike
Ish te perndjekurit dhe te denuarit politike, bene thirrje dje per hapjen sa me pare te dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Ne emer te kesaj pjese te shoqerise, sekretari i pergjithshem i Shoqates se te Perndjekurve Politike, Besim Ndregjoni, tha se mos hapja e dosjeve te bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit ne Shqiperi, eshte ngritur si nje shqetesim edhe ne Konferencen per Krimet e Komunizmit, organizuar nga zyra e Keshillit te Evropes, ne Berlin. "Ne kerkuam nderhyrjen e nderkombetareve per te zbardhur krimet e komunizmit ne vend", tha Ndregjoni. Sipas tyre, perfaqesuesit e KE-se u shprehen se hapja e dosjeve duhet te nise nga figurat politike ne vend. Sipas Sekretarit te Shoqates se te Perndjekurve, Konferenca e Berlinit percolli edhe nje mesazh per politiken shqiptare, per t'ju larguar rruges se konfliktit. Nderkombetaret keshilluan partite politike, te hyjne ne dialog, duke lene menjane kushtet qe te dyja palet vendosin.