E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia “në luftën” kundër dhunës ndaj grave

10/03/2010 Memorandum bashkëpunimi

DURRES- Bashkia e Durrësit ka nënshkruar dje memorandum me drejtuese të shoqatave dhe institucioneve që janë aktorë në luftën kundër grave një memorandum bashkëpunimi. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka pritur përfaqësues të këtyre institucioneve joshtetërore për të rritur bashkëpunimin në shtimin e efikasitetin për të luftuar dhunën ndaj grave. Në Durrës ka disa shoqata që marrin përsipër mbrojtjen e femrave të dhunuara, trafikuara apo të vobekta, të cilat nuk kanë gjetur mbështetjen e familjes apo shoqërisë ku jetojnë. Takimi është vlerësuar edhe nga policia, e cila është përfaqësuar nga kreu i këtij institucioni, drejtues Aleks Hajdari, ndërkohë që tryeza ka pasur edhe përfaqësues të Prokurorisë e gjykatës. Aty u pohua se është mjaft e rëndësishme që të gjithë aktorët institucional të bashkojnë veprimet për të luftuar fenomenin e dhunës ndaj grave. Dako tha se bashkia ka punuar ndjeshëm në drejtim të këtij fenomeni duke mbështetur projekte që kanë të bëjnë me rritjen e integritetit të femrës dhe pavarësisë së saj në shoqëri. Denoncimet që janë bërë nga vet gratë e vajzat janë vlerësuar si nisma vetjake me shumë vlera pozitive. Tashmë gra e vajza kanë bërë objekt të kallëzimeve penale bashkëshortë e prindër jo vetëm për rastet e ndëshkimeve të tyre fizike, por edhe presionet psikologjike. Memorandumi pritet të pasojë me veprime konkrete, të cilat do të krijojnë më shumë hapësira për komunitetin femëror në liritë dhe të drejtat legale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›