Basha, vendorëve: Do të mbështesim financiarisht projektet tuaja
10/03/2010 Ministri i Brendshëm priti në një takim përfaqësues të Shoqatës së Bashkive
“Disa bashki abuzojnë me fondet, duke fryrë administratën”
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, garantoi përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë se qeveria do të mbështesë financiarisht të gjitha projektet e pushtetit vendor, me qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ky premtim u bë gjatë një takimi që ministri Basha zhvilloi me përfaqësues të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ku i kërkoi pushtetit vendor që fondet t’i kthejë në vepra për qytetarët dhe jo për fryrje të administratës dhe shtimin e numrit të Policisë Bashkiake. Në takim u diskutua mbi procesin e decentralizimit të pushtetit vendor bazuar edhe në parimet e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, si dhe mbi masat e marra nga qeveria për vijueshmërinë dhe suksesin e këtij procesi. Duke theksuar se arritjet e katër viteve që shkuan në kuadrin e reformave decentralizuese janë shumë inkurajuese, Basha siguroi përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkive se Ministria e Brendshme, ashtu si deri më tani, do të jetë zëri i autoriteteve vendore në qeverisjen qendrore për të vijuar reformat decentralizuese, të cilat kanë qenë dhe mbeten prioritet i qeverisë Berisha. Gjatë mbledhjes ministri renditi disa nga arritjet në kuadrin e decentralizimit të qeverisjes vendore, si uljen e nivelit të taksës për biznesin e vogël, trefishimin e fondeve qeveritare në harkun e tre vjetëve si fonde lokale e rajonale, programin kombëtar për investime lokale ku përfitojnë 100% e njësive vendore e të tjera. Basha shprehu vlerësimin për faktin që pushteti lokal në tërësi i është përgjigjur me kujdes këtyre masave të ndërmarra nga qeveria dhe i ka përkthyer në avantazhe të prekshme për qytetarët. Ndërkohë nga ana tjetër ai solli në vëmendje faktin se ka pasur përpjekje për instrumentalizim të organeve të pushtetit vendor për qëllime politike, të cilat kanë çuar në keqpërdorim të kompetencave dhe avantazheve nga disa njësi vendore.