E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështimi i PS-së për hetimin, merr jetë vendimi për djegien e fletëve të votimit

29-12-2010 / Leonard Quku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar sot ‘pro’ djegies së fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009  


Me katër vota ‘pro’ të shumicës Komisioni Qendror i Zgjedhje ka vendosur për djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të kaluara. Përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në votimin pasi braktisën mbledhjen duke e cilësuar vendimin për djegien e fletëve në kundërshtim me kushtetutën. Në fjalën e saj nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi deklaroi se e gjithë situata aktuale nuk do të ndodhte nëse do të merrej parasysh kërkesa e dy anëtarëve të KQZ-së për të rinumëruar 4 zona. Pas fjalës së Subashit përfaqësuesit e PS-së janë larguar nga mbledhja e KQZ-së. Ndërkohë kryetari i KQZ-së, Arben Ristani e konsideroi si hipokrizi pretendimet e përfaqësuesve socialistë duke theksuar se ata ndërkohë që pretendojnë që të zgjidhin çështjet pa pritur çohen dhe largohen nga KQZ. Përfaqësuesi i PS-së Genc Gjonçaj ka theksuar se vendimmarrja e sotme është e paracaktuar. Sipas tij, kryetari i KQZ-së Arben Ristani i bindet urdhrave politikë duke mos respektuar ligjet në fuqi. Ndërkohë KQZ-ja ka vendosur që procesi i djegies së fletëve të votimit do të fillojë më 7  janar dhe të përfundojë më 5 mars.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›