E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i qeverisë, 2.2 miliard lekë për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politike

29-12-2010 / Gazeta 55

Këshilli i Ministrave miratoi sot një vendim të rëndësishëm për ish të dënuarit politikë nga regjimi diktatorial


Në vijim të vendimeve të marra për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist, qeveria miratoi sot një tjetër vendim për dëmshpërblimin financiar për 557 ish-të dënuar politikë, në total në vlerën prej 2 187 995 275 lekë. Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit financiar vetëm për ish-të dënuarit me dënim me burgim dhe të dënuarve me dënim kapital. Konkretisht, shuma e masës financiare për 516 ish-të dënuarve politikë me dënim me burgim është në vlerën totale 2 028 840 866 lekë. Ndërsa shuma e masës financiare për 33 ish-të dënuar politik të dënuar më dënim kapital është në vlerën totale 159 154 409 lekë. Në përmbushje të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, vetëm për muajin dhjetor numri i ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist të dëmshpërblyer është në një mijë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›