Te perndjekurit, rritet numri i perfituesve Rozeta Rapushi
Zgjerohet rrethi i personave qe do te perfitojne nga ligji "Per demshperblimin e ish-te denuarve politike te regjimit komunist". Kryeministri Sali Berisha, prezantoi dje ne mbledhjen e qeverise te gjitha ndryshimet qe do te pesoje ligji si dhe cilat jane lehtesirat per perfituesit.
Ndryshimet
Qeveria vendosi dje te ndryshoje kohen se kur do te nise demshperblimi per ish te denuarit politike, duke e zgjeruar ate per t'i dhene mundesi perfitimi me shume personave. Keshtu, ne qofte se deri me sot te perndjekurit politike qe perfitonin ishin te persekutuarit, te vraret, te denuarit me apo pa gjyq nga regjimi komunist duke nisur nga data 30 nentor 1944, ndryshimet ne ligj e afrojne kete date ne 25 tetor 1944. Nje ndryshim ky qe do te zgjeroje rrethin e perfituesve. Nga ana tjeter, ne ligj shtohet qe te perndjekur nga regjimi komunist do te klasifikohen edhe ata qe jane denuar per vepren penale te terrorizmit dhe qe burgu i Spacit te kthehet ne nje muze. Nderkohe qe shtyhet edhe afati per aplikimin e ish te perndjekurve politike per marrjen e demshperblimit, deri me 31 dhjetor te ketij viti. Ne ndryshime u perfshi edhe kerkesa qe perfitime nga demshperblimi te kene me shume ata qe jane gjalle mbi moshen 85-vjecare.
Qendrimi
Kryeministri Sali Berisha, tha dje se me keto amendime ne ligjin per ish te denuarit politike, zgjerohet spektri i atyre qe perfitojne, pasi ne ligjin ekzistues eshte bere nje interpretim jo korrekt i veprave per te cilen jane denuar gjate diktatures, kundershtaret e regjimit. "Jane etiketuar per vepra qe nuk i kane kryer kurre, jane trilluar shpifje, akuza nder me monstruozet vetem e vetem per te konsoliduar mekanizmin shtypes mbi qytetaret e ketij vendi. Dokumentet autentike, faktojne platformen e pohuar me gojen e diktatorit dhe shkrimin e tij, platformen e eliminimit te kundershtareve politike pa gjyq dhe pa asgje, platformen e zbatimit verberisht te cdo urdhri, te armiqve te betuar te kombit shqiptar qe themeluan Partine Komuniste Shqiptare, serbeve Mugosha, Popovic, Tempo. Ndaj dhe bazuar ne histori, ne menyren me te padiskutueshme, e drejta duhet te mbizoteroje", tha dje Berisha. Kryeministri pohoi se e konsideron shume te drejte propozimin qe ka bere Ministria e Drejtesise per amendimin e ketij ligji. Nderkohe qe kerkoi nga Ministria e Kultures, te sjelle sa me shpejt ne qeveri vendimin per ngritjen e muzeut ne burgun e Spacit. "Spaci duhet te rindertohet, te simbolizoje qe te gjithe egersine e diktatures. Ne nuk mund te shkojme drejt 100 vjetorit pa ridimensionuar, sic ishte historia jone, pa qellime hakmarrese. Ne Shqiperi nuk pati hakmarrje", kerkoi kreu i qeverise. Berisha tha se ne menyren me te padiskutueshme, e drejta duhet te mbizoteroje. "Nuk behet fjale ketu per te zbutur asnje qendrim ndaj kolaboracionisteve. Kolaboracionizmi ka marre ndeshkim boteror, por behet fjale per ata te cilet u ekzekutuan per bindje te drejta politike, per qendrime te qarta kombetare, ndaj dhe duhet ditur qe ky ligj eshte nje ligj qe do te kete dinamizmin e domosdoshem", u shpreh ai.