Pranga tregtarit, shmangu detyrimet doganore
Gjirokaster- Bllokimi i nje sasie mallrash kontrabande qe kishin hyre nga Greqia nepermjet doganes se Kakavijes, ka bere qe organet ligjore te ndalojne tregtarin e tyre si dhe te nisin procedimin penal, per nje doganier te Kakavijes. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres, nga ana e specialisteve te Sektorit te Luftes Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar, eshte bere arrestimi ne flagrance i 39-vjecarit Panajot Dumi, lindur dhe banues ne qytetin e Tiranes. Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastres pasditen e se premtes, ai ka hyre nga Greqia ne territorin shqiptar nepermjet pikes se kalimit te kontrollit kufitar Kakavije, me automjetin e tij tip "Benz Fugon", me targa TR 4714 N. Sipas grupit hetimor, ne kamion ai kishte ngarkuar mallra si frigorifere, kondicionere, televizore, rroba dhe nje sasi me copa gjysme te gatshme per qepjen e fustaneve, te cilat i kishte blere ne Athine dhe po i transportonte per ne Tirane. "Ne dispononim informacione se gjate kalimit transit ne doganen e Kakavijes, tregtari i ishte shmangur detyrimit doganor", thote nje prej specialisteve te Sektorit te Luftes Kunder Krimit Ekonomiko - Financiar. Duke u mbeshtetur mbi keto informacione te marra ne rruge operative, efektivat e policise bene te mundur bllokimin e automjetit ne aksin rrugore Kakavije-Gjirokaster, ne vendin e quajtur Vrisera. Gjate veprimeve procedurale policia bllokoi kamionin se bashku me mallrat, si dhe ndaloi tregtarin Dumi, i dyshuar se ka konsumuar vepren penale te "kontrabandes me mallrat e licencuara". Gjate veprimeve te realizuara nga organet e hetimit ne lidhje me kete rast te kontrabandimit te mallrave nga Greqia ne drejtim te Shqiperise jane ndeshur faktet e para, sipas te cilave tregtari per t'iu shmangur detyrimeve doganore, mund te jete ndihmuar edhe nga nje doganier i Kakavijes. "Ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, po punohet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje duke filluar hetimet per doganierin e turnit me inicialet N.T, i cili po ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale te "shperdorimit te detyres", thone burime nga policia lokale. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, per veprime te metejshme hetimore.
Blerim Kore
Blerim Kore