E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të piqesh në diell, temperaturat mbi 40 gradë

Duket se Tirana është braktisur nga qytetarët e saj në këtë ditë të shtune. Kryeqytetasit kanë vendosur t'i kalojnë këto ditë nëpër plazhe dhe larg smogut e vapës zhuritëse. Kamera e "Ora News", bëri një vëzhgim të trafikut në zonën e kryqëzimit të Farmacisë 10, pranë Qëndrës Spitalore Universitare, ku duket qartë që nuk ka trafik, por thjesht lëvizje makinash. E ndërsa sipas meteorologëve, situata e motit, paraqitet e nxehtë në këto ditë që po mbyllin muajin korrik. Rrethi më problematik dhe aty ku rregjistruan edhe temperaturat më të mëdha është ai i Gjirokastrës, por nuk mund të lëmë pa përmendur Beratin, Shkodrën, Koplikun, e të tjera. Ndërkohë termometri në hije ka shënuar 40 gradë Celsius, por akoma më keq shfaqet situata në matjet e temperaturës në diell që ka një tendencë rritje me plus 3 deri në 5, çka do të thotë se temperature në zona të hapura mund të shkojë deri në 43 ose 45 gradë Celsius. Por një lajm i mirë vjen për pushuesit që kanë zgjedhur t'i kalojnë pushimet e tyre në muajin gusht, ku do të kenë rastin të shfrytëzojnë një temperaturë konstante dhe të përshtatshme për të kaluar pushimet me diell, ndryshe nga fillimi i muajit korrik që u shfaq me vransira dhe reshje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›