Berisha hap fushaten ne Vlore Rruga e Rames eshte vetem rruga e bllokimit
Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin per kryetar te Bashkise se Vlores Ardian Kollozin duke kerkuar nga qytetaret vlonjate mbeshtetjen e tij. Berisha ka theksuar se mazhoranca kerkon voten ne Vlore pasi ka investuar ne keto kater vjet rreth 400 milione euro. Kryeministri edhe pse ka theksuar se nuk do te merret me kundershtarin e tij politik ka sulmuar Edi Ramen duke e konsideruar si nje humbes te cdo beteje qe ka ndermarre.
Vlora eshte e para. Ne vijme ketu sot tek ju pasi Vloren e Ismail Qemalit e kemi shnderruar ne Vloren e NATO-s. Ne vijme ketu pasi Vloren e flamurit e kemi bere qytetin e qytetareve qe levizin te lire ne mbare Evropen. Ne vijme sot tek ju per te paraqitur kandidat per kryetar bashkie birin tuaj te shquar pasi Vloren e keni bere te njohur ne mbare boten pasi priti ne keto kater vite turiste me shume se ne te gjitha koherat te marra se bashku. Ne paraqesim sot Ardian Kollozin para jush pasi kemi investuar ne rruge ne shkolla ne kanalizime ne ujesjellesa vreshtari ullishte rreth 400 milione euro me shume se cdo kohe tjeter tha Berisha. Ne paraqesim sot Ardian Kollozin sepse me te ne duam te pergatisim Vloren ne 100 vjetorin Vloren e flamurit kryeqyteti i shqiptareve. Jam ketu per tu garantuar se cdo projekt te kryetarit tuaj te ardhshem qeveria do ta mbeshtese shtoi Berisha. Le ti themi zotit Edi Rama se rruga e vetme e jotja eshte rruga e karriges tende eshte rruga pa kthim eshte rruga e asgjekundit. Rruga jote eshte rruga e konfliktit bllokimit ndersa jona e mirekuptimit dhe zhvillimit. Kryetar bashkie ne Tirane ne kater vitet e shkuara nuk ishte Edi Rama por Sali Berisha. Duhet ti them ketij zoterie se tipar themelor dallues midis njeriut te qyteteruar eshte pergjegjesia qytetare ndaj dhe zoti Rama ne kete fushate te garantoj se nuk do merrem me ty. Je politikani i vetem qe ske fituar qofte dhe nje beteje te vetme politike. Socialisteve u shpreh nderimin tim por u rikujtoj se kryetari juaj qe nga mengjesi deri ne darke bertet per beteja politike ka humbur dhe do humbas cdonjeren prej tyre. Ne krye te PS-se Rama nuk erdhi vete e solli Fatos Nano dhe Sali Berisha. Dil ne skenat e mbare vendit. Dil per karrige une per interesat e qytetarit theksoi Berisha.
Nderkohe kandidati i PD-se Kollozi ka theksuar se do ti jape fund betonizimit te qytetit dhe shperfytyrimit te tij nga ndertesat shumekateshe. Do ia kthejme fytyren sheshit te Flamurit ka theksuar Kollozi.