Të premten Eklipsi me i gjatë i mijëvjecarit
Të premten më 15 janar do të jetë eklipsit më i gjatë i të gjithë mijëvjeçarit të tretë: Eklipsi do të zgjasë 11 minuta dhe tetë sekonda dhe është parashikuar që të ndodh rreth Oqeanit Indian. Shkencëtarët deklarojnë së një shfaqje e tillë nuk ndodh shpesh .Madje duhet të presim deri në dhjetor 3043 shin-për një shfaqje tjetër si kjo. Shkencëtaret thonë se ky eklips është ndryshe nga të tjerët e ndodhur më parë sepse nuk është i plotë.Hëna nuk do ta errësojë komplet diellin por dielli do të duket si një unazë zjarri rreth hënës së zezë. Elkipsi do të jetë i dukshëm në Azi, në Ishujt Maldive, Kenia, Indi dhe në Kinë. Në kontinentin e vjetër, në Evropë fatkeqësisht nuk do të arrijë të duket.(e.c/BalkanWeb)