E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Murinjo rri edhe nëse mundemi nga çelsi

MILANO- Murinjo do të qëndrojë edhe nëse Interi eliminohet nga çelsi. Liga e Kampioneve nuk duhet të na bëhet një fiksim. Ka qenë kjo deklarata e bërë dje nga presidenti zikaltër Masimo Morati për gazetën “La Stampa” në lidhje me zërat që flasin se trajneri portugez do të largohet në rast se nuk do të arrijë të kualifikohet për në çerekfinale të Champions League. Por, ai ka zbuluar edhe një tjetër prapaskenë tepër që lidhet me rivalët e Milanit. “E kam dashur Leonardon që të bëhej dirigjent i Interit”, - ka deklaruar ai. – E vlerësoj shumë atë, është një njeri i respektueshëm dhe i njohur në arenën ndërkombëtare, mund të kishte qenë një figurë e rëndësisshme për ne. Milani? Kam shumë respekt për këtë skuadër, që ka futbollistë shumë të mirë dhe traditë. është një skuadër e mbushur me optimizëm dhe merita është 100 % e trajnerit të saj”, shtoi Morati. Një tjetër çështje është ajo e krizës që ka përfshirë Juventusin, skuadrën që mendohej si rivalja kryesore e kampionëve të Italisë këtë sezon. “Po, e kishim frikë Juven në fillim, por kriza e saj na ka habitur, - tha Morati. – Rikthimi i Betegës? Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm i Juves dhe është normale që në kohë vështirësish të jepte kontributin e tij për daljen nga kriza, bazuar në traditën dhe historinë e saj. Diskutimet e tjera nuk më interesojnë, nuk mund të jap gjykime për çështje ku Betega doli pa probleme. Calciopoli është histori e arkivuar”, përfundoi Morati. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›