E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një e treta e misrit në Serbi e kontaminuar

Rreth 50 mijë tonë, apo pothuajse një e treta e misit nga rezervar shtetëtore të Serbisë, janë kontaminuar me aflatoksinë dhe se kjo këto sasi përkohësisht janë jashtë përdorimit ka thënë drejtori Rezerava të Mallit Goran Tasiq, njoftojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se ky misër do të “shërohet” duke u trajtuar me masa adekuate, dhe se nuk do të përdoret për të ndihmuar prodhuesit e qumështit.

Ndërkohë, sipas shtypit të Prishtinës, mbi 30 rimorkio me miell dhe misër nga Serbia, për të cilat dyshohet se është kontaminuar me metale të rënda, por presin rezultatet e analizave në terminalet doganore në Kosovë. Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës Lumir Thaçi ka thënë se nga çdo rimorkio që hyn në Kosovë po merren mostrat dhe po dërgohen për analizë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›