10-vjeçari plagos shokun

Një sherr mes dy shokëve ka përfunduar në tragjedi. Një 10-vjeçar ka plagosur me thikë shokun e tij 11-vjeç. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se fëmijët kanë qenë duke mbledhur bakër, kur janë zënë papritur.
Vogëlushi i plagosur me inicialet R.H ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që policia njofton se ka lënë të lirë 10-vjeçarin me iniciale D.S për shkak të moshës së vogël./Indeksonline/