“Të respektohen afatet Kushtetuese, vendi i të zgjedhurve është në parlament”

Ambasadori Emmanuel Montobio reagon në emër të Presidencës spanjolle të BE lidhur me tryezën politike Ambasadori i spanjoll, Emmanuel Montobio, vendi i të cilit udhëheq Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, shprehet rreth tryezës së dialogut e iniciuar dje, ku lideri i mazhorancës Sali Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama, u ulën në bisedime dypalëshe se, është një hap i rëndësishëm për gjetjen e një kompromisi të mundshëm. Sipas ambasadorit Spanjoll, ka ardhur koha që klasa politike të gjejë vetë një zgjidhje të plotë dhe brenda kuadrit kushtetues. “Unë mendoj se ky është një hap shumë i rëndësishëm, përpara. Një proverb kinez thotë se me një hap mund të nisësh një rrugë prej 3 mijë miljesh, dhe unë shpresoj se ky hap është i pari në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Dialogu si një mjet politik mes liderëve politikë, gjë që është normale në një demokraci janë përpjekjet për të zgjidhur problemet politike të vendit brenda kuadrit institucional dhe kushtetues të vendit dhe ndaj ne inkurajojmë këtë nismë të presidentit Topi, e nxisim atë të vazhdojë rolin e tij drejtues”, u shpreh Montobio. Montobio informoi se më 22 shkurt në Tiranë do të vijnë dy anëtarë KiE, për të parë hapat me të cilat po zgjidhet kriza dhe jo për ta zgjidhur atë.“Për të parë hapat me të cilat do të zgjidhet kriza politike në Shqipëri, më 22 shkurt do të vijnë në Tiranë një delegacion i përbërë nga 2 anëtarë. Nuk do të vijnë për të zgjidhur krizën por për të parë hapat me të cilat ajo po zgjidhet nga politika shqiptare”, theksoi më tej, ambasadori spanjoll.Montobio shton se afati i fundit për zgjidhjen e krizës është data 6 mars, por, tha ai, janë të gjitha shpresat që kjo krizë të jetë zgjidhur para kësaj date. “Sidoqoftë, ka një afat kushtetues më 6 mars për shkak të 6 muajve që duhen për të marrë vendin në parlament nga deputetet, në këtë rast të opozitës. Ajo që ka thënë BE në çdo kohë ka qenë që vendi të gjithë parlamentarëve është në parlament dhe që ne do të donim që kjo situatë të kapërcehej në mënyrë që të lejohet që kur afati të mbërrijë në këtë lloj avancimi të kemi deputetët në parlament”, nënvizoi ambasadori spanjoll....