E Diel, 1 Nëntor 2026

“Opozita të kthehet në Kuvend, të bashkëpunojë me qeverinë dhe të përfaqësojë zgjedhësit”

Deklaron Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Roberta AngelilliParlamenti Evropian shprehet edhe njëherë mbi situatën politike në Shqipëri, duke dëshmuar se rikthimi i opozitës në kuvend, pas muajsh të tërë sabotimi total të institucioneve shtetërore, është një detyrim ndaj votuesve dhe reformave që duhet të konfirmojë në bashkëpunim me qeverinë “Berisha”. Zv/presidentja e PE, Roberta Angelilli deklaron se Edi Rama duhet të rilexojë raportin e publikuar në nëntor 2009 nga ky institucion, ku iu apeluar opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe t’i drejtohet sallës së Kuvendit, pasi siç tha ajo, kemi vlerësuar progresin e Shqipërisë, ndërsa nuk ka pasur raportime të dyshimta mbi mënyrën e realizimit të procesit të zgjedhjeve. “Në bazë të rezolutës së PE, u vlerësua progresi i Shqipërisë dhe njëherazi u cituan përmirësimet e kryera në kuadrin ligjor dhe administrativ për procesin e zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, Strasburgu i bëri thirrje opozitës që t’i japë fund bojkotit të Parlamentit, duke kërkuar prej saj, që të marrë përsipër detyrimin për të përfaqësuar zgjedhësit në parlament dhe të bashkëpunojë me qeverinë për çuarjen përpara të reformave”,- tha Zëvendëspresidentja e PE, Angelilli. Ajo thekso se bashkohet me deklaratat e bëra nga Joseph Daul, kryetar i Partisë Popullore Evropiane, i cili theksoi rolin e tij të rëndësishëm në monitorimin nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të fund qershorit 2009 dhe njëherazi konkludoi se nuk ka asnjë raportim për manipulim të rezultatit apo parregullsi të procesit. “Unë shpresoj që Partia Socialiste e Shqipërisë të ndjekë rrugën e duhur. Rruga e saj është ajo e rikthimit në Kuvend, për të punuar me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të sigurohen reformat e nevojshme për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE”, përfundoi Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Roberta Angelilli. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›