E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të respektohet procesi demokratik, qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë”

20-05-2011 / Gazeta 55

Sekretari i përgjithshëm i KiE i shqetësuar rreth tensioneve në rritje në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Thorbjorn Jagland duke iu bashkuar zërit të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, i bën thirrje të gjithë liderëve politik në Shqipëri, që të gjejnë një rrugëdalje nga kriza aktuale.
Në vijim të tensioneve në rritje në vend, pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Jagland ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe për respektimin e plotë të procesit demokratik. “I bëj thirrje të gjithë liderëve politikë të gjejnë një rrugëdalje nga kriza aktuale, në respekt të plotë të kuadrit ligjor dhe institucional dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensionit. Shqiptarët meritojnë më mirë”, kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i KiE-së, Jagland përmes një deklarate për shtyp. Shqetësimi i ndërkombëtarëve gjatë këtyre ditëve, lidhet sigurisht me administrimin e procesit zgjedhor, teksa raporti paraprak i OSBE/ODIHR, i vlerësoi ato si të rregullta dhe transparente. Por, ajo që përbën problematikën aktuale ka të bëjë me nxjerrjen e rezultatit dhe pranimin e tij nga të gjitha palët politike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›