Të respektojmë kombin...
1.
"Duhet të kemi xhelozi pozitive e jo negative. Xhelozia pozitive është kur nëse dikush e punon një shtëpi të mirë, tjetri përpiqet ta ndërtojë edhe më të mirë. E jo ta rrënojë shtëpinë e tjetrit nga xhelozia. Kjo e dyta është xhelozi negative, që e pengon zhvillimin e shoqërisë, zhvillimin e kombit tonë", janë këto fjalët e aktorit tonë të mirënjohur, Enver Petrovci, që i shkëputa nga një intervistë e tij, dhënë në një media elektronike, para dy-tri ditësh. I shkëputa se më lanë shumë mbresë. Nëse deri më sot kemi pasur xhelozi negative, ky mendimi i Enverit do të duhej të ishte një këshillë e mirë për ata që "i kanë rrënuar shtëpinë tjetrit"…
Xhelozi negative kanë shfaqur politikanët. Njerëzit e kulturës, të publicistikës, të shkencës, profesorët dhe intelektualët e fushave të tjera. E kjo i ka shkaktuar dëm kombit, kulturës, shkencës… Pra, ne kemi frenuar zhvillimin e vetvetes. "Xhelozë në dikë janë ata që do të kishin dëshiruar të jenë si ai. E, pasi s‘mund të jenë, mëtojnë ta ndalin perspektivën e atij që xhelozohet", pata lexuar dikund moti në një libër që trajtonte fenomenin e xhelozisë. Po nëse nuk mund të jemi cilësorë si tjetri, pse nuk e përkrahim, po e xhelozojmë?! I xhelozuari kurrë nuk mund të rrënohet. Se e mban në skenë cilësia që posedon për një profesion të caktuar. Atëherë, pse nuk mendojmë të përpiqemi të jemi si tjetri, duke bërë përpjekje që të ngjitemi në shkallën e cilësisë që ka ai, por synojmë ta rrënojmë? E kështu do të duhej të mendonim të gjithë, për ta shquar kombin tonë si komb me shumë personalitete të shquara. Sa më shumë të kemi personalitete të mirëfillta, aq më shumë ky (kombi) do të jetë i respektuar. Nëse vazhdojmë ta mbruajmë xhelozinë negative, personalitete do të kemi shumë më pak. Se ata që xhelozojnë negativisht, nuk do të shndërrohen kurrë në personalitete. Veçse do të zhburrërohen. E, nëse përpiqemi ta ngrisim veten në stadin e cilësisë së tjetrit, atëherë bëhemi më shumë. Po vepruam kështu, shoqëria, kombi do të ketë dobi prej nesh. Për këtë arsye, duhet të bëhemi "operacion" nga xhelozia negative. Por edhe për ta ruajtur të pastër shpirtin secili prej nesh…
2.
Ka ndodhur (e ndodh edhe sot) që x a y politikan, nga xhelozia për homologun e vet, të kërkojë nga stafi i x apo y televizioni, që sa më pak ai të jetë prezent në të, për t‘u krijuar bindja në opinion se ky është alfa e omega e politikës. Prania e minutazhit të njëjtë në televizionin e tjetrit, i ka ngjallur frikë se zotësia e tij prej politikani do të zbehet. Njëjtë kanë vepruar (dhe veprojnë)edhe shkrimtarët, publicistët etj. Një pjesë sish, duke lidhur miqësi të ngushtë me drejtorët e mediave elektronike, vazhdimisht janë prezantuar në to. Për hir të shoqërisë me ta, drejtorët e mediumeve elektronike qoftë lokale a qendrore, për ta krijuar përshtypjen tek opinioni se vetëm miqtë e tyre janë penat e x-y qytetit a të nivelit kombëtar, shumë rrallë (a fare) i kanë prezantuar krijuesit a publicistët e tjerë. Drejtorët që kanë vepruar e veprojnë kështu për hir të miqve të tyre krijues, përkohësisht kanë mundur e mund t‘u shkaktojnë dëm krijuesve të tjerë. Se një roman, një vëllim poetik, një libër publicistik depërton te lexuesi përmes tregut dhe rrugëve të tjera. Lexuesi, pavarësisht sa dikush tjetër mund të jetë prezantuar në mediumet elektronike si krijuesi më i madh, si publicisti më i madh, do ta çmojë, po pati cilësi, romanin, vëllimin poetik, librin publicistik të atij që i është ngushtuar hapësira në to, ose s‘ka pasur fare. Madje, hapësira e madhe e tjetrit do të kuptohet si tendencë e hapur e drejtorëve të mediumeve elektronike, për t‘i shndërruar miqtë e tyre në alfa e omega të një sfere intelektuale. Kështu i dëmtojnë më shumë miqtë krijues, sesa që u ndihmojnë.
3.
Prej kësaj praktike të pandërgjegjshme, duhet të heqin dorë edhe drejtorët e mediumeve, edhe politikanët, edhe shkrimtarët, edhe publicistët… Pse duhet të kufizohet tjetri, për t‘u paraqitur vetë si më i miri?! Le të prezantohet secili politikan. Secili krijues. Secili publicist. Shikuesi e lexuesi le të jetë ai që percepton se cili është më i aftë se tjetri. Prandaj, të gjithë duhet ta krijojmë dhe ta kalisim mendimin se më mirë është të jemi të ndërgjegjshëm, se të pandërgjegjshëm, gjithnjë për të mirën e kombit tonë. Shoqërisë sonë. Sa mirë e sa mençur e tha Enver Petrovci. Mjafton vetëm që thënien e tij ta mbajmë mend. Nuk është rastësisht artist i madh, apo jo?