Derbi Dinamo-Partizani, titulli në "Selman Stërmasi"
Derbi Dinamo-Partizani do të zhvillohet në stadiumin "Selman Stërmasi". Vendimi për impiantin ku do të luhet supersfida e javës së 32-të, që në përfundim të 90-minutëshit do të nxjerrë edhe skuadrën kampione të Shqipërisë, ka ardhur gjatë paradites së djeshme. Pas një takimi gjashtëpalësh, ku prezent kanë qenë përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, Ministrisë së Sporteve, Ministrisë së Rendit, dy klubeve të futbollit dhe përfaqësuesve të stadiumit, u përcaktua që përballja të zhvillohet në stadiumin e dytë të kryeqytetit. Zgjedhja favorizon Dinamon, e cila ka këmbëngulur gjatë që stadiumi i ndeshjes të mos ndryshonte nga ajo që ishte përcaktuar në fillim të sezonit në kalendar. Me këtë manovër, blutë evitojnë që Partizani të gëzojë mbështetjen e tifozëve të saj të shumtë, në ndeshjen që vlen sa një sezon. Në fakt, sipas marrëveshjes së arritur në "Selman Stërmasi" nuk do të lejohet hyrja e më shumë se 4 mijë tifozëve. Ndërkohë që, nëse sfida do të luhej në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", mendohej që të pranishëm të ishin të paktën 10 mijë mbështetës, ku pa asnjë dyshim, pjesa më e madhe e të cilëve do të brohoriste skuadrën e drejtuar nga Hasan Lika.
Limitimi i numrit të tifozëve që do të sigurojnë një biletë për derbin e së shtunës, ka ardhur pas marrëveshjes së të gjitha palëve të përfshira në negociata. Shkak kryesor për këtë vendim u bë letra e hapur që Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sipas të cilës stadiumi "Selman Stërmasi" nuk ishte i përshtatshëm për zhvillimin e një ndeshjeje që pritet të ndiqet me shumë interes jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin. Pak ditë më parë, forcat e rendit kishin kërkuar rivlerësimin e vendimit për impiantin, duke argumentuar: "Në këtë ndeshje pritet të ketë një fluks të madh tifozësh nga të dyja skuadrat, madje edhe organizime nga rrethet. Stadiumi i caktuar (‘Selman Stërmasi‘) është jashtë standardeve, ka tribunat C dhe E me probleme serioze për rendin dhe sigurinë publike, rrethimet janë të amortizuara e të dobëta, si dhe sendet e forta mund të gjenden me lehtësi edhe në tribunën kryesore. Me qëllim që të garantohet zhvillimi normal i këtij aktiviteti të rëndësishëm sportiv, kërkojmë rivlerësimin tuaj lidhur me stadiumin". Por, dinamovitët nuk janë lëkundur dhe në fund kanë marrë atë që donin. Sipas shefit të garave në FSHF, Ilir Shulku, "policia garantoi se merr përsipër zhvillimin e ndeshjes Dinamo-Partizani në çdo stadium ku do të vendosë klubi i Dinamos. Kjo është ndeshja e fundit e kampionatit kombëtar dhe ekipi pritës është Dinamo". Ndërsa zv/presidenti i Dinamos, Avni Braçe, shpjegoi se për tifozët e Partizanit do të jenë në dispozicion biletat e gjysmës së tribunës përballë, pra afro 1 mijë të tilla.
Superiore
TË SHTUNËN ora 16:30
Dinamo-Partizani
Gjyqtarë të huaj
Besëlidhja-Vllaznia
B. Pashaj, A. Molla, L. Mustafaraj
Teuta-Besa
S. Çekaj, D. Salaj, G. Maloku
Kastrioti-Tirana
M. Sopjani, Q. Qirici, E. Doda
Flamurtari-Elbasani
L. Jemini, D. Koreshi, A. Mali
Skënderbeu-Shkumbini
E. Peza, A. Pregja, F. Elezi
KLASIFIKIMI
Skuadra N P
1. Dinamo 32 67
2. Partizani 32 65
3. Besa 32 53
4. Elbasani 32 51
5. Shkumbini 32 47
6. Tirana 32 46
7. Vllaznia 32 45
8. Flamurtari 32 43
9. Teuta 32 35
10. Kastrioti 32 35
11. Besëlidhja 32 31
12. Skënderbeu 32 11