E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të rikthemi në Champions"

Në Angli nuk e pritën aspak mirë humbjen e Liverpulit kundër Fiorentinës. "Reds"-at donin të përshëndesnin Champions-in me një fitore, por, sipas "The Sun", erdhi "paraqitja më e keqe europiane e sezonit, një trishtim i vërtetë". Zhgënjim i madh në fjalët e Stiven Xherard: "Nuk ishim mjaftueshmërisht të aftë, sepse kur luan në kompeticione si ky, mendohet se do të japësh maksimumin. Tani të mendojmë të kualifikohemi për në Champions-in e ardhshëm. Sigurisht, duam edhe të fitojmë Europa League, por prioritet është kampionati. Klubi ka nevojë për Champions-in, për paratë, por mbi të gjitha sepse lojtarët më të mirë e duan këtë kompeticion".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›