A keni makinë “Cool”
Pas vdekjes së babait, Britt Reid një i ri dembel, që e ka mendjen vetëm te festat, trashëgon një pasuri të madhe. Jeta e tij do të ndryshojë përgjithmonë, kur bashkë me shoferin, i cili është mjeshtër në kung fu, ndalin një vjedhje. Filmi do të shfaqet gjatë tërë javës në kanalin DigiGold të DigitAlb që në Kosovë e sjell IPKO.
Tani së bashku ata do të vishen si dy super heronj dhe do të luftojnë krimin në një mënyrë sa qesharake, aq edhe shkatërrimtare... Ky është filmi “The Green Hornet” që bazohet në një adaptim të një serialit radiofonik antik, përderisa në rolet kryesore të tij paraqiten Seth Rogen dhe Michel Gondry.
Rogen, i cili ka shkruar edhe skenarin bashkë me Evan Goldbergun, kishte realizuar më parë edhe filmat “Superbad”, një film që ka pak a shumë të njëjtën temë si “Knocked Up”.
Goundry është një artist vizual që ka një aftësi interesante të bëjë filma që janë në modën e fundit në 3-D. Ai kishte punuar shumë mirë edhe në filmin “The Dark Knight” duke treguar kështu pasionin e tij të madh për pop-kulturën e filmave aksion, por edhe të filmave të zhanreve të tjera. “The Green Hornet” i takon kësaj forme, ku në qendër kemi marrëdhëniet në mes të heroit dhe kundërshtarit të tij.
Filmi është i përshtatshëm për t’u shikuar nga personat mbi moshën 13-vjeçare për shkak të gjuhës jo edhe aq të pastër që përdoret në të.
THE GREEN HORNET
Regjia: Michel Gondry; skenari: Seth Rogen dhe Evan Goldberg, bazuar në serialin radiofonik “The Green Hornet”, me autor George W. Trendle; drejtor i fotografisë: John Schwartzman; montazha: Michael Tronick; muzika: James Neëton Hoëard; dizajner: Owen Paterson; kostumograf: Kym Barrett; producentë: Neal H. Moritz; distributor: Columbia Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 48 minuta.
Aktorë: Seth Rogen (Britt Reid/the Green Hornet), Jay Chou (Kato), Cameron Diaz (Lenore Case), Christoph Waltz (Chudnofsky), Edëard James Olmos (Axford), David Harbour (Scanlon) dhe Tom Wilkinson (James Reid).