Java në Explorer e DigitAlb
Kombet e para të Amerikës
Një udhëtim në historinë e Amerikës. Cilët ishin banorët e parë të saj dhe si u ndanë në 5 kombe. Si jetonin, gjuhët që flisnin, ngjashmëritë, konfliktet dhe luftërat. Historia e Amerikës, ashtu siç nuk e keni njohur kurrë më parë...
Çdo të diel në ora 22:00 në Explorer Histori
Gjeni i vdekjes
Historia e një beteje... Një lufte të udhëhequr nga nëna e baballarë, shkencëtarë e mjekë, kundër një sëmundjeje gjenetike që vret më shumë djem se çdo sëmundje tjetër. Cila është sëmundja e distrofonisë muskulore... Pse është aq e rrezikshme... Përpjekjet dhe beteja për të mundur dhe kuruar një difekt në muskuj që përbëjnë edhe shumicën e indeve të trupit të njeriut...
Çdo të diel në ora 22:55 në Explorer Shkencë
Apalashet, Pylli i madh
Vetëm dy shekuj më parë, Daniel Buni ishte një ndër njerëzit e parë që shkeli territoret e panjohura në perëndim të qyteteve të Amerikës lindore. Por shpejt ai u përball me një territor të egër. Atje kishte me kilometra të tëra shpate, lugina të veshura nga pyje dhe një zinxhir të lashtë malesh i cili përshkonte të gjithë krahun lindor të kontinentit: Apalashet! Ndërsa Daniel Buni u përpoq të kalonte në perëndim në grykën e Kumberlandit, u përball me një pyll të pafund i cili gëlonte nga jeta e egër. Ai nuk e dinte që po kalonte përmes një prej pyjeve më të pasur të planetit...
Çdo të mërkurë në ora 20:00 në Explorer Natyrë