E Diel, 1 Nëntor 2026

Java në DigiPlus

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 09:25

Në rrjetën e merimangës

Një telenovelë kontenporane që gërsheton me mjeshtëri suspansën, pabesitë, uljet dhe ngritjet në jetë dhe romancën, për të sjellë te ju një histori dashurie të një njeriu që merr një shans të dytë në jetë, kur takohet me një femër me një të kaluar të vështirë...Aktorë: Marcos Palmeira, Camila Pitanga, Paola Oliveira, Heloisa Perisse, Carmo Dalla Vecchia, etj...
E hënë e premte ora 20:00.

Sue Thomas: F.B.EYE

Bazuar në një histori të vërtetë! Sue Thomas një grua me një aftësi të jashtëzakonshme për të lexuar buzët e njerëzve kur flasin, ndihmon FBI-në në kapjen e kriminelëve më të rrezikshëm... Një dramë mjaft e arrirë që tregon se shpirti njerëzor mund të tejkalojë çdo vështirësi dhe të realizojë gjëra të jashtëzakonshme...Aktorë: Deanne Bray, Yannick Bisson, Rick Peters, Marc Gomes, etj...
E hënë e premte ora 21:00

Criminal minds

Një skuadër e përzgjedhur e FBI-së për të zgjidhur vrasjet seriale. Në skuadër çdo pjesëtar ka një rol të veçantë dhe së bashku mbledhin provat dhe punojnë për të parandaluar goditjen e radhës të vrasësve të pashpirt. Aktorë: Shemar Moore, Thomas Gibson, A.J. Cook, Kirsten Vangsness.
E hënë e premte ora 23:15

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›