Shkolla e Parë Shqipe në Gjirokastër, mes harresës dhe rrënimit
Gjirokastër- Shkolla e parë e qytetit të Gjirokastrës, e kthyer në një muze arsimi pas viteve 1990, është drejt rrënimit të plotë.
Një aberate e vitit 1879, botime të shtëpisë Dituria të Bukureshtit dhe zilja e shkollës janë objektet e vetme që i rezistuan kohës dhe harresës. Por ato nuk figurojnë të rregjistruara në asnjë institucion, dhe rreziku për zhdukjen e tyre është i madh.
Ish-shkolla Drita që priti në bankat e saj banorët e Gjirokastrës por jo vetem, ruan prej gati 125 vjetësh objektet e saj që dëshmojnë dhe tregojnë për fillesat e para të mësimit të dijes në këtë qytet. Sot ajo çfarë na ofrohet është vërtet tronditëse, obelistiku i gjuhës është i vetmi memorial që ka mbetur nga Muzeu i para viteve 1990. Pas vitit të zi 1997 godina u shkatërrua teska flakët e inatit kolektiv përfshinë edhe pjesën më të madhe të objekteve të kësaj shkolle.
Ata çfarë arriten të shpëtohen nga 1997-ta u ruajtën në një kasafortë diku në kalanë e qytetit. Organizata për Ruatjen dhe Konservimin e Gjirokastrës ka deklaruar se objektet e këstij muzeu duhet të ekspozohen dhe rivitalizimi i tij duhet të jetë prioritet në shërbim të ruajtjes së trashigimisë arsimore të shkollës së parë.
Shkrime të tjera me interes:
- Gjirokastër- Shkolla industriale shëndërrohet në hotel për 3 familje Gjirokastër- Tre familjen kanë zaptuar prej 15 vitesh shkollën industriale...
- Festohet ‘Dita e Mësuesit’, 125- vjetori i Mësonjëtorës së parë shqipe Tiranë- 7 Marsi kremtohet sot në të gjithë Shqipërinë, ditë...
- Gjirokastër- Sherr mes të rinjve, plagoset polici dhe një 22-vjeçar Gjirokastër- Një efektiv policie është plagosur teska ka tentuar të...