Të rinjtë e jugut djegin flamurin e Agimit të Artë dhe zotohen të mbrojnë memorialin e Preshevës
Me djegien e flamurit që simbolizon partinë greke Agimi i Artë, dhjetëra të rinj nga jugu i vendit kanë protestuar ndaj deklaratave antishqiptare të kësaj force neonaziste.
Forumi Djemtë e Gjirokastrës, Labërisë, Përmetit e Sarandës u mblodhën para memorialit të Ali Pashë Tepelenës, duke dënuar racizmin e ekstremistëve helene, raporton Vizion Plus.
I njëjti tubim është organizuar edhe në qytetet e Delvinës dhe Gjirokastrës.
Ndërkohë, të rinjtë e këtij forumi janë solidarizuar edhe me shqiptarët në Preshevë, duke thëne se do tu gjenden në krah nëse serbët do të prishin lapidarin e dëshmorëve në këtë zonë.