E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autonomia për veriun, rrezik për rajonin

Opozita dhe njohës të rrethanave politike në Kosovë kanë thënë se dhënia e autonomisë veriut si kush për themelimin e komunës veriore të Mitrovicës dhe për organizimin e zgjedhjeve në Leposaviq, Zveçan e Zubin-Potok, siç po e kërkojnë serbet e asaj pjese, është antikushtetuese dhe e rrezikshme për rajonin.

Anëtari i kryesisë së partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë të dielën se partia ku është ai anëtar është pozicionuar kundër aranzhimeve që prekin Kushtetutën e Kosovës dhe Planin e Ahtisarit.

Ndërsa, udhëheqësi i Sekretarit për Media dhe Komunikim në partinë tjetër opozitare “Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi, ka thënë se themelimi i komunës se veriut të Mitrovicës nuk është asgjë tjetër përveçse legjitimim i spastrimit etnik që iu ka bërë shqiptareve nga taje dhe implementimimi etnik, që sipas tij derivon nga Plani i Ahtisarait.

Gazeta nuk i ka dal të marr edhe një qëndrim të partisë tjetër opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politika ka thënë se Kosova duhet të jetë apsulisht kundër çfarëdo opsioni që ofron autonomi për veriun. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›