Rasti i Gecëve, Behrami e ka parë vrasjen e vëllezërve Berisha

Aktakuza e ngritur ndaj vëllezërve Geci bazohet kryekëput në dëshminë e Jetullah Behramit, këshilltarit të LDD-së që ndodhet në arrati.
Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar Express, Behrami i ka parë me sytë e tij Hetem, Rrustem dhe Sabit Gecin duke vrarë në qendër të Skenderajt Vehbi Berishën, e po ashtu që të tretë i ka parë teksa kanë dalë nga një dhomë spitali pas ekzekutimit të Gani Berishës.
Jetullah Behrami gjendej në çdo vend më 18 qershor të vitit 1999.
Ditën kur forcat serbe u larguan nga Skenderaj, në qendër të kësaj qyteze u vranë dy vëllezër, Gani dhe Vehbi Berisha.
Tash kur janë bërë 13 vjet e më shumë nga ngjarja, prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Hetem dhe Rrustem Geci dhe Sabit Geci./Indeksonline/