E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, grabitet pika e karburantit

Tirane - Nje pike karburanti ne kryeqytet eshte grabitur gjate nates duke gdhire dita e djeshme. Burimet e policise thane dje se, pika e karburantit qe eshte grabitur, ndodhet ne afersi te vendit te quajtur Ura e Peshkatarit, pak kilometra larg kryeqytetit. Sipas deshmive te dhena ne Policine e Tiranes, nga administratori Gezim Avxhiu, dhe roja Hajdar Kaci, 48 vjec, nje person ka hyre ne vendin e punonjesit te pikes se karburantit dhe ka marre nje shume lekesh, e cila nuk eshte bere e ditur, nga uniformat blu. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:00, te mengjesit te djeshem. Burimet policore nga Drejtoria e Policise se Tiranes bene te ditur se rreth ores 02:00 te mengjesit ka telefonuar ne sallen operative Gezim Axhiu. Ai ka deklaruar per uniformat blu se ne Dobrash, tek karburant "Euro Drini" ka ndodhur nje grabitje me arme. Me tej, Axhiu ka deklaruar se te pakten tre persona, te armatosur dhe me maska, kane vjedhur arken e karburantit dhe kane kercenuar rojet, te cilet nuk kane pasur si te veprojne perballe tytes se armes. Me t'u njoftuar, ne vendin e ngjarjes jane nisur forcat policore te Komisariatit numer 1, dhe nga verifikimet ka rezultuar se ngjarja nuk ishte e stisur. Por roja i karburantit ka dhene nje tjeter deshmi, duke thene se, ishte vetem nje person. Sipas te dhenave policore, tre patrulla policie kane njoftuar se aty ishte vjedhur arka e karburantit, ku grabitesit kane thyer dritaren, jane futur brenda dhe jane larguar. Me pas policia ka marre ne pyetje dhe rojen e pikes, i cili ka deklaruar per uniformat blu se, ka pare nje njeri qe ka hyre ne ambientet e zyres ka marre nje gje dhe ka ikur me vrap. Roja Hajdar Kaci, ka deklaruar se, nuk ka arritur dot te njohe ate person. Policia ka nisur hetimet, nderkohe qe nuk behet e ditur shuma e parave. Ngjarja eshte regjistruar si "vjedhje me thyerje", e jo si grabitje. Menjehere jane ngritur disa postblloqe, por policia nuk ka mundur te identifikoje apo te kape ndonje te dyshuar. Sipas policise, aktualisht po hetohet per dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje kriminale.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›