"Te rishikohet ligji i shendetesise"
Ligji baze i shendetesise, pavaresisht se sapo eshte hartuar dhe nuk eshte miratuar ende, ka nevoje per ndryshime. Ka qene Avokati i Popullit, i cili pas shqyrtimit te rastit ne Kurbin, ku prinderit ishin pergjegjes per vdekjen e foshnjes se tyre, i ka kerkuar Ministrise se Shendetesise qe te beje nje sere ndryshimesh. "Mendojme se shteti yne nuk mund te vazhdoje praktiken e vjeter qe te lejoje qe per neglizhence apo cdo shkak tjeter, prinderit apo kujdestaret e te miturve (femijeve), por edhe te te moshuarve, si dhe personave me aftesi te kufizuar, te vendosin per jeten e tyre. Ne rastet kur sherbimi shendetesor rekomandon qe keta persona duhet te shtrohen ne spital, atehere nuk ka perse te nevojitet edhe firma e familjareve", thuhet ne rekomandimin e Avokatit te Popullit. Sipas ketij institucioni, tashme nuk duhet te jete prindi qe te firmose ne kartele dhe nuk lejon shtrimin ose jo te femijes ne spital, per te cilin personeli shendetesor ka rekomanduar kurim dhe trajtim te forte.
Kerkesa
Nje tjeter kerkese qe u drejtohet krereve te shendetesise dhe te Komisionit parlamentar te Shendetesise eshte edhe perfshirja ne kete ligj e institucioneve te tjera vendore, te cilet duhet te marrin masa per ata prinder, te cilet nuk zbatojne ligjin. "Sherbimi i urgjences mjekesore dhe mjeku specialist, per rastet kur shtetasit refuzojne shtrimin ne spital per femijet e semure, te moshuarit apo personat me aftesi te kufizuara, jane te detyruar te njoftojne drejtorine e sherbimit mjekesor nga varen. Po keshtu, edhe drejtuesit e pushtetit vendor per te marre masa qe i semuri te shtrohet ne spital", thuhet ne kete rekomandim te Avokatit te Popullit. Sipas ketij te fundit, kujdestaria ligjore nuk duhet te shkoje deri ne masa ekstreme sa kujdestaret te vendosin per jeten e te tjereve. Me ndryshimin e ligjit, i cili sapo eshte hartuar, mendohet qe te rregullohen edhe keto probleme te shoqerise shqiptare. Rasti me i fundit ka qene ai i humbjes se jetes se nje femije, nderkohe qe prinderit jane shoqeruar ne polici. Por, pervec ketij fakti, Avokati i Popullit gjate "hetimeve" te veta ka evidentuar edhe gjendjen e varfer dhe kushteve tejet te veshtira te familjes Bushati, nga Mirdita. Ne rekomandimin e Avokatit te Popullit, qe bazohet ne te dhenat e punonjesve te shendetesise qe e kane vizituar, femija ka qene shume e dobet dhe ne kushte te mosushqyerjes.
Shendetesia, me ligj para 45 vjetesh
Shendetesia shqiptare funksionon prej me shume se 45 vitesh me nje ligj te pandryshuar. Ligji baze qe percakton te gjitha rregullat, procedurat, detyrimet, sigurimet dhe kujdeset shendetesore eshte hartuar per here te pare ne vitin 1963 qe ate here asnje minister, qeveri apo parti ne pushtet nuk ka marre iniciativen per te bere qofte edhe me te voglin ndryshim. Sipas te dhenave rezulton se vetem ne vitin 1993 jane bere disa ndryshme te pakta ne akte nenligjore per te perputhur shprehi apo ndryshime te termave mjekesore te kohes. Ndonese mjekesia ne keto 45 vjet ka ecur me hapa te shpejte, mjeket shqiptare nese do t'i bazoheshin ketij ligji duhet te benin kurimet sipas viteve '60.
SSSASS