E Diel, 1 Nëntor 2026

Mister motivet, vdes nga fostoksina e reja

TIRANE - Vetehelmohet me fostoksine nje 18-vjecare qe ka humbur jeten mesnaten e dy diteve me pare. Burime nga Policia e Tiranes, kane bere te ditur se, Marsie Beu, i ka dhene fund jetes duke konsumuar fostoksine. Beu ka humbur jeten ne Spitalin Ushtarak, pasi kishte pire kokrrat helmuese dhe ndihma e bluzave te bardha te ketij spitali nuk kane mundur ta mbajne ne jete. Burime nga spitali pohojne se 18-vjecarja Mirsie Beu, nga fshatin Bogo, ne Kavaje, ka humbur jeten si pasoje e konsumimit te nje sasie fostoksine. Nderkohe, burime nga policia bejne te ditur se, pas marrjes se deklarimeve se te afermve dhe personelit mjekesor, dyshohet se shkak i vetevrasjes se 18-vjecares ka qene depresioni dhe pse motivet ende nuk jane zbuluar. Te aferm te viktimes kane pohuar se vajza nuk kishte shfaqur asnjehere shenja depresive dhe nuk kishte asnje shqetesim. Pasi jane kryer te gjitha veprimet procedurale, viktima eshte derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore per kryerjen e ekzaminimeve te metejshme.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›