E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana binjakezohet me Pekinin

Qyteti i Tiranes binjakezohet me Pekinin. Dje, nje delegacion i larte i Qeverise se Pekinit zhvilloi ne Tirane nje vizite zyrtare, ku qellimi ishte pikerisht nenshkrimi i marreveshjes se binjakezimit mes qytetit te Pekinit dhe te Tiranes. Marreveshja ne fjale u nenshkrua nga kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe nenkryetari i Bashkise se Pekinit, Niu Youcheng. Pas nenshkrimit te marreveshjes mes dy qyteteve, kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, u shpreh se Tirana e vogel e transformimit rrenjesor dhe Pekini i madh i Lojerave Olimpike, sot jane dy qytete binjake qe deshirojne te ecin se bashku ne nje rruge bashkepunimi, shkembimi te eksperiencave, realizimi projektesh te perbashketa dhe forcimi i nje miqesie te madhe. Ndersa nenkryetari i Bashkise se Pekinit, Niu Youcheng, duke u shprehur i kenaqur per firmosjen e kesaj marreveshjeje, theksoi se mes Kines dhe Shqiperise ekzistojne marredhenie tradicionale miqesore. Marreveshja e binjakezimit mes dy kryeqyteteve, te Tiranes dhe Pekinit synon perfitimin e ndersjelle, shkembimin dhe bashkepunimin ne fusha te ndryshme te ekonomise, tregtise, shkences, teknologjise, kulturave, edukimit, sportit, shendetesise, punonjesve te kualifikuar etj.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›