E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci, gati ndryshimi i buxhetit

Blerina Hoxha
Porsa te kete nje fature te qarte financiare per demet e krijuara nga shperthimi i 15 marsit ne fshatin Gerdec te zones se Vores, Ministria Financave do te marre nje nisme ligjore per te ndryshuar buxhetin e shtetit 2008. Pasi nje pjese e fondeve te parashikuara ne fondin e kontigjences do te akordohen ne favor te rindertimit te zones. Sipas burimeve ne Ministrine e Financave per fonde mbi 10 per qind te zerave te shpenzimeve duhet marre vendimi i parlamentit. Keshtu, ne zbatim te ligjit mbi te cilin hartohet buxheti, fondet qe do te akordohen kundrejt te demtuarve, do te kalojne ne formen e nje projektligji, fillimisht ne Keshillin e Ministrave e me pas ne Parlament. Sipas, llogarive paraprake te zyrtareve te Financave buxheti i shtetit 2008 pritet te liroje rreth 6 miliarde leke ne favor te rimekembjes se zonave te demtuara. Pervec fondit te emergjences do te perdoret fondi rezerve i Keshillit te Ministrave dhe fondi i kontigjences, i cili eshte percaktuar paraprakisht ne buxhet per te perballuar rrisqe te ndryshme ne procesin e zbatimit te tij. Ne buxhetin e vitit 2008 eshte parashikuar nje fond i konsiderueshem prej 10,6 miliarde leke si kontigjence dhe fond rezerve. Ky fond eshte i perbere nga 2 miliarde leke fond rezerve i Keshillit te Ministrave, i cili krijohet dhe perdoret ne perputhje me ligjin organik te buxhetit te shtetit. Ndersa 4,6 miliarde leke eshte kontigjence per te perballuar efektet financiare te politikave te rritjes se pagave dhe te pensioneve dhe 4 miliarde leke eshte kontigjenca e parashikuar per ruajtjen e deficitit buxhetor. Pikerisht kjo eshte pjesa qe buxhteti i shtetit 2008 e kishte parashikuar paraprakisht te perdoret ne rast krize te paparashikuar. Qellimi kryesor i parashikimit te fondit te kontigjences eshte i lidhur me eliminimin e riskut ne procesin e zbatimit te buxhetit te shtetit. Ministria e Financave e ka ndertuar buxhetin 2008 duke marre ne tre variante, te cilat lejojne ndryshimin e buxhetit ne rast nevojash. Kjo praktike ka hyre ne fuqi per buxhetin e 2008 me synim per te parandaluar te gjitha anomalite, qe mund te lindin nga mosrealizimi ose realizimi i tepert i te ardhurave. Variantet bazohen ne situaten pesimiste, realiste dhe optimiste. Varianti pesimist parashikon te ardhura te uleta ne krahasim me ritmet normale te rritjeve vjetore dhe faktoret "shok", qe mund te godasin ekonomine. Varianti tjeter, sipas financave, bazohet mbi parashikime realiste. Te ardhurat dhe shpenzimet, sipas ketij varianti, parashikohen sipas ecurise historike normale. Ky variant konsiderohet me i arriri dhe i besuari ne te njejten kohe. Por krahas ketyre dy varianteve eshte planifikuar edhe buxheti optimist, sipas te cilit parashikohet te grumbullohen me shume te ardhura se ecuria historike dhe rekomandimet qe japin institucionet financiare nderkombetare, sidomos FMN gjate hartimit te projektbuxhetit.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›