E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet, minorenet perfitojne nga dekreti i Presidentit

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dekretoi dje projektligjin per "Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim", te ndryshuar, qe permireson kushtet e te denuarve. Nje nga nenet e ligjit qe hyn ne fuqi eshte dhe lejimi per me shume takime mes te denuarve me familjaret si dhe avokatet e tyre. Ndryshimet ne ligj permiresojne kushtet e te denuarve dhe ndahen nga trajtimi i njejte minorenet e te rriturit, apo grate nga meshkujt. Po keshtu, ne baze te ligjit, te denuarit do t'i nenshtrohen sherbimit te proves, do te paguhen per ate pune qe do te kryejne dhe do te kene perfitime te tjera ne funksion te riintegrimit te tyre ne shoqeri. Ne ligj thuhet se procedurat per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve do te jene me te shpejta dhe ne kushte me te mira.

Cfare perfitojne te denuarit
Sherbimi mjekesor sigurohet gjate gjithe kohes se qendrimit, pavaresisht kerkesave te te denuarve.
Te gjithe te denuarve iu njihet e drejta per te punuar.
Te denuarit qe respektojne rregulloren e brendshme te institucionit, kane sjellje te mire dhe nuk paraqesin rrezikshmeri shoqerore, drejtori i institucionit mund t'ju jape leje shperblyese, kohezgjatja e se cilave nuk mund te jete me shume se 20 dite ne vit.
Per te denuarit e mitur kohezgjatja e lejes mund te jete me shume se 20 dite, deri ne 45 dite ne vit.
Drejtori i institucionit mund t'ju jape te denuarve dhe te paraburgosurve leje te vecante ne rast te semundjeve te renda qe rrezikojne jeten e anetareve te familjes apo ngjarje te rendesishme si vdekje, lindje apo martesa.
Ndalohet mbajtja e te miturve ne nje dhome me te rriturit.

Dekreti
Institucion i pavarur per mbrojtjen e te dhenave
Presidenti Bamir Topi dha firmen e tij dje dhe per ligjin "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale". "Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 9887, date 10.03.2008 "Per mbrojtjen e te dhenave personale", u njoftua dje nga presidenca.
Ligji i miratuar kohe me pare me 76 vota ne Kuvend parashikon ngritjen e nje institucioni te pavarur per mbrojtjen e te dhenave. Pas miratimit, ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, e cilesoi si te domosdoshme kalimin e nje ligji te tille. Sipas tij, te dhenat personale shqyrtohen si nga institucione private ashtu edhe nga ato publike. Opozita kundershtoi miratimin e nje ligji te tille ne Kuvend, duke propozuar ndryshime dhe permiresime, por pa rezultat.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›