E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rithemelojmë pluralizmin

Teki Koka

Shqipëria dhe pas 22 vite të përmbysjes së regjimit komunist  ka shumë probleme shqetsuse e serioze me sistemin e ri politik por problem i të gjitha problemeve dhe virusi më i rrezikshëm i saj mbetet themelimi i pluralizmit politik i krijuar me vendim të.Byrosë politike të P.P.SH në Tetor 1989 nga Ramiz Alia sipas modelit Parti shtet,  ku pasi pranoi dështimin e P.P.SH vendosi: “Pluralizmi politik do të bëhet se s ´bën. Do të nxisim të krijohen Parti sa të duan, të majta, të djathta, e të qendrës, por gjithmonë këto Parti do të kontrollohen dhe do të drejtohen nga ne dhe programet e themelimit të tyre do ti formulojmë ne. Në krye të tyre duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë…”

Pikërisht këtë strategji kanë zbatuar me sukses të plotë dhe partitë e tranzicionit ramizist. Ai litarin e ka lënë jashtë dhe numri i partive nuk ka të mbaruar si bija të denja të P.P.Sh. Padyshim dhe produkti i qeverisjes të tyre, nuk mund të ishte ndryshe dhe as i suksesshëm përveç nxitjes konfliktit politik permanent midis tyre, i bllokimit të proceseve integruse të vendit e sidomos pasurimit galopant të oborrit dhe klaneve të tyre, nëpërmjet vjedhjes e përvetësimit të pasurive natyrore e të shqiptarëve si me korrupsion dhe duke abuzuar me detyrën e postet shtetërore. Të gjitha këto parti asnjëherë nuk janë sjellë si parti politike serioze por si subjekte fantazma me statute formale dhe pa asnjë program për zhvillimin e ekonomisë.

Gjithashtu partitë e tranzicionit si filozofi politike nuk kanë synuar dialogun midis pozitës e opozitës por kanë nxitur konfliktin e ashpër midis tyre duke menduar për interesa personale. Deri kur pluralizmi politik shqiptar të rithemelohet nga e para me krijimin e partive të reja e sipas standarteve të pranuara, dhe pastaj këto parti të bindin shqiptarët me alternative konkrete serioze për të votuar përsëri, por të lire dhe me kushtin e panegociueshëm të përjashtimit nga politika si deputet i të gjithë politikanëve të tranzicionit dhe duke propozuar si kandidatë individë me integritet moral e profesional.

Padyshim dhe bojkoti i zgjedhjeve përsëri do të kundërshtohet nga politika, sidomos prej Berishës. Por, pavarësisht skenarëve e platformave antidemokratike të politikës së tranzicionit (karrigethyerve), por dhe arrogancës ekstreme e sulmit permanent të Berishës kundër bojkotit të zgjedhjeve për intimindimin e opozitës, ndalimin e shtypjen e protestave të qytetarëve kundër qeverisë, me synim mbrojtjen e sistemit të pluralizmit aktual, demokracia do të fitojë një siguri në Shqipëri .

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›