Lushnjë, rrufeja vret katër studentë
Katër të rinj nga Tirana kanë humbur jetën në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë, për shkak të një shkarkimi rrufeje mbi makinën në të cilën udhëtonin. Vdekja e të rinjve, që janë të gjithë studentë të moshave 20 dhe 21 vjeç, është klasifikuar si aksident automobilistik, por, sipas burimeve nga Policia e Lushnjës, shkaku i vërtetë ka qenë shkarkimi i rrufesë mbi makinë, çfarë ka bërë që shoferi të humbasë drejtimin e mjetit dhe të përplaset me bordurat anësore të rrugës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 11:40 të ditës së djeshme, në segmentin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, pikërisht në rrethrrotullimin e Çermës. Katër të rinjtë, shokë kursi me njëri-tjetrin, kanë qenë duke udhëtuar me mjetin tip "Mercedes Benz" me targa TR7673M, i cili drejtohej nga shtetasi Roland Muja, 20 vjeç, i cili ishte edhe viktima e parë e këtij aksidenti.
Nga informacionet që grupi hetimor ka grumbulluar në vendin e ngjarjes, mësohet se mjeti ka qenë me një shpejtësi të ulët, për shkak të rrotullimit të detyruar që duhet të bënte në Çermë, por një shkarkim rrufeje është parë nga dëshmitarët okularë të bjerë mbi makinën e tyre, gjë që ka shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit dhe përplasjen e makinës me bordurën e rrethrrotullimit. Njerëzit që kanë shkuar në ndihmë të të rinjve kanë parë se drejtuesi i mjetit, Roland Muja, kishte gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa tre të tjerët ishin pa ndjenja. Policia saktësoi se në spitalin e Lushnjës kanë mbërritur të plagosur rëndë të rinjtë: Eduard Vrapi, 20 vjeç,
Admir Vladi, 21 vjeç dhe Endri Shurdhi, 20 vjeç. Ndërsa 20-vjeçari tjetër, Roland Muja, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dyshimi se shkak i vdekjes ka qenë një goditje rrufeje është hedhur fillimisht nga grupi hetimor, pasi mësohet nga burime konfidenciale se mbi trupat e viktimave fillimisht janë parë shenja djegieje. Më pas kanë qenë dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje, që kanë zbardhur edhe rrethanat e aksidentit.
Nuk dihet ende nëse rrufeja është shkarkuar mbi mjet apo përpara tij. Pak minuta pas aksidentit, pas dërgimit me urgjencë të tre të plagosurve rëndë në spitalin e Lushnjës, mësohet se kanë ndërruar jetë edhe dy të rinjtë e tjerë, Eduard Vrapi dhe Admir Vladi, përkatësisht 20 dhe 21 vjeç.
Identiteti i tyre fillimisht ka qenë i vështirë për t‘u mësuar, për faktin se nuk kanë pasur dokumente identifikimi me vete përveç drejtuesit të mjetit. Endri Shurdhi, 20 vjeç, ishte i vetmi që mbërriti i vetëdijshëm në spitalin e Lushnjës dhe ishte ai që identifikoi shokët. Por, edhe Shurdhi nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë paditen e djeshme.
Viktimat
Roland Muja, 20 vjeç
Eduard Vrapi, 20 vjeç
Admir Vladi, 21 vjeç
Endri Shurdhi, 20 vjeç
Rasti
Më 2004-ën, vdekje nga
rrufeja në mes të Tiranës
Një goditje rrufeje i ka marrë jetën një të riu në qendër të kryeqytetit më 8 qershor të vitit 2004. Maksim Spaho është goditur nga një rrufe rreth orës 17:20 të 8 qershorit pranë stacionit të autobusëve të Kamzës, disa metra larg sheshit "Skënderbej". Nga kjo goditje rrufeje u plagosën edhe dy kalimtarë të tjerë. Spaho ka qenë duke ecur në rrugë në momentin që është goditur nga rrufeja, ndërkohë që në ato momente binte një shi pa pushim. Në atë kohë u diskutua për mungesën e rrufepritëseve në ambientet publike. Vdekje nga goditjet e rrufesë regjistrohen çdo vit në Shqipëri, por zakonisht këto ngjarje ndodhin në fshatra. Rasti i fundit i vdekjes nga rrufeja është shënuar gati një vit më parë, në një fshat të Fierit, ku humbi jetën në arë një fëmijë 11 vjeç.