E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rritesh mashkull, një ditë të ndihesh femër

Emanuela Sako

Për familjet shqiptare është ende tabu të pranojnë që fëmijët e tyre kanë lindur me të dy sekset (interseksualët), për shkak të paragjykimeve të opinionit publik. Për këtë arsye, ata pranojnë ti fshehin brenda mureve të shtëpisë apo ti lënë të vazhdojnë jetën si të tillë, se sa ti kurojnë në spital. Kjo situatë vihet në dukje nga mjeku i Spitalit të Pediatrisë në QSUT, Petrit Hoxha, i cili shprehet se paragjykimet dhe trauma që pësojnë këto familje, bën që fëmijët të mos kurohen. Opinioni publik, nëpërmjet paragjykimeve të shumta dhe emri i keq që do të merrte familja do ti vriste ata. Prindërit nuk marrin parasysh problemet fizike dhe psikologjike që iu shkaktojnë fëmijëve, vetëm e vetëm për të mos rënë pré e paragjykimeve. Madje arrijnë deri aty sa i mbyllin brenda në shtëpi, për të mos e marrë vesh asnjeri për çfarë sëmundje bëhet fjalë.

Shumica e prindërve as që e dinë se fëmija ka probleme të interseksualitetit, por e kuptojnë kur arrihet mosha e pubertetit. Në këtë moshë problemet e keqformimit gjenital (të lindurit me dy sekse) thellohet edhe më tepër, por mjekët bëjnë të ditur se asnjëherë nuk është vonë për ndërhyrjen mjekësore. Petrit Hoxha, shprehet se ka dhjetëra raste të fëmijëve që lindin me dy sekse. Ka me dhjetëra raste të tilla në të gjithë vendin, por e vërteta është se fëmijët nuk kurohen. Kur e marrin vesh prindërit shokohen dhe kërkojnë ndihmë mjekësore të specializuar, por ka një grup të madh prindërish, të cilët për shkak të opinionit publik me të cilin mund të ndeshen, nuk e çojnë fëmijën për kurim.

Madje, ata e mbajnë të fshehtë faktin që kanë një fëmijë me probleme të këtij lloji, për të mos u bërë pjesë e paragjykimeve. Një grup tjetër prindërish e kuptojnë problemin e fëmijës vetëm kur arrihet mosha e pubertetit. Atëherë ata kuptojnë që fëmija është vajzë, pavarësisht se e kanë rritur si djalë dhe e anasjelltas,- shprehet Petrit Hoxha. Ai bën të ditur se sëmundja është e diagnostikueshme dhe se sa më herët të kapet problemi, aq më e favorshme është për pacientin. Numërohen mjaft raste kur një fëmijë prindërit e rrisin si djalë dhe në moshën e adoleshencës kuptohet se fëmija është vajzë. Petrit Hoxha shprehet se trauma që pësojnë këto familje dhe vetë fëmija është shumë e madhe. Po ashtu dhe dëmi apo pasojat shëndetësore që do rëndojnë në kurriz të fëmijës.

Fëmija mund të kthehet në normalitet duke iu drejtuar mjekëve, duke kryer ndërhyrjet e nevojshme nëpërmjet mjekimeve apo ndërhyrjes kirurgjikale dhe mjekimeve të kombinuara së bashku. Specialisti Hoxha shprehet se falë ndërhyrjes mjekësore arrihet dhe përcaktimi i seksualitetit të fëmijës. Mjekët mundësojnë bërjen e studimit gjenetik, për ti dhënë fëmijës pamjen mashkullore apo femërore. Fëmija në dukje lind me njërin organ, por gjatë zhvillimit kuptohet se ai i përket seksit tjetër. Fëmija mund të lindë me organet gjenitale të mashkullit dhe në dukje duket i tillë, ndërsa gjatë zhvillimit kuptohet që fëmija është femër.

Në moshën e adoleshencës fillojnë që ti rritet gjoksi apo ti zhvillohen tipare të tjera që i përkasin seksit femër. Prindërit e pyetur për këtë çështje, se a do të drejtoheshin menjëherë tek mjeku nëse do të dallon ndonjë defekt të tillë tek fëmija, pranojnë se do ti drejtoheshin. Por, nëse fëmija do të ishte në moshën e adoleshencës, ata shprehen të terrorizuar nga mendimi dhe ndihen të turpëruar vetëm nga pyetja. Ndërsa theksojnë se do ta kishin shumë problem nga paragjykimi nëse do tu ndodhte fëmijës së tyre, madje të gjithë do ta mbanin të fshehtë për të mos u përhapur në rrethin e ngushte familjar dhe shoqëror. Shfaqja e dy sekseve është një keqformim i organeve gjenitale të ngjashme. Më së shpeshti është prania e njëkohshme e elementëve nga të dy sekset.

Juliana Rexha: Jepuni mundësinë të shprehin seksualitetin!

Fëmijët e lindur interseksual kanë histori traumash, që jo të gjithë profesionet mjekësore dhe terapeutike i njohin. Punonjësja Sociale pranë Pediatrisë së Tiranës në QSUT, Juliana Rexha shprehet se histori të shumta të mbajtura të fshehura kanë bërë që shumë fëmijë dhe familjet e tyre ta kenë pasur të pamundur për tu përballur me traumat që kanë ardhur nga interseksualiteti, duke përfshirë stigmatizimin, turpin dhe pyetjet e shumta të lidhura me këtë. Shumë probleme psikologjike kanë ardhur si rezultat i interseksualitetit të lindur si ato rreth imazhit të trupit lidhur me organet gjenitale, si dhe të krijimit dhe zhvillimit të karaktereve seksuale sekondare, pyetje të shumta drejt orientimit seksual, si dhe pasiguritë rreth kësaj.

Sipas punonjëses sociale, ndërhyrjet kirurgjikale mund të sjellin pasiguri të shumta si ndjenjën e turpit mosfunksionim seksual kur të rritet, ndjehen sikur janë të tradhtuar dhe të zhvlerësuar në sytë e të tjerëve. Juliana Rexha shprehet se për shkak të fshehtësisë, që i rrethon fëmijët dhe familjarët mund të kenë marrëdhënie të acaruara ndërmjet tyre. Kjo ndodh se fëmijët bëjnë fajtorë prindërit për mosdhënie informacioni, ndërsa prindërit ndjehen në faj me fëmijët e tyre në mënyrë të pavullnetshme për të “keqen”, që ata po kalojnë, e cila do ti ndikojë në të ardhmen në zhvillimin seksual të tyre. Fëmijët interseksual dhe familjet e tyre janë një popullsi e fshehur në shumicën e rasteve dhe marrin një mbështetje psiko-sociale shumë të ulët.

Për këtë arsye, ata shfaqin shumë probleme dhe trauma të tyre si izolimi, depresioni, ankthi, idetë vetëvrasëse, mosfunksionimet seksuale, abuzimet me substanca të ndryshme, humor shpesh të luhatshëm humbje dhe shtim në peshë, vështirësi në shkollë etj. Për këtë arsye fëmijët e lindur interseksual kanë të drejtën e informacionit mbi trupin e tyre dhe mbi nivelin e zhvillimit që ato duan, ndërsa fëmijët më të rritur dhe adoleshentët duhet të informohen mbi ndërhyrjet mjekësore, që do të bëhen në trupin e tyre dhe të kenë mundësive të vendosin mbi vetëzhvillimin e tyre,- shprehet Juliana Rexha.
Dëshira e të shprehurit të seksualitetit

Zhvillimi dhe identiteti seksual është në përgjithësi një proces i vështirë për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, por për personat të lindur interseksual është një proces i komplikuar. Për këtë arsye fëmijët duhet të kenë mundësi të flasin për trupin e tyre për seksualitetin dhe identitetin gjinor të tyre për dëshirat seksuale gjithmonë brenda një ambienti të informuar dhe të aftë për ti mbështetur ata. Të jenë të “ndryshëm” mund të jetë e vështirë, por një komunikim i drejtë dhe një informacion korrekt i siguron atyre një përshtatje të shëndetshme gjatë rritjes.

Si kuptova që nuk isha mashkull, por femër

 Ai është mashkull në pamje, por femër në brendësi. Ky është një lloj misteri që e vret dalëngadalë në çdo çast dhe e vë në pikëpyetje të shumta rreth seksualitetit të vet. Për momentin është i vendosur të mos bëjë asnjë ndërhyrje kirurgjikale dhe asnjë zgjedhje seksuale, por të vazhdojë të jetë djali i dytë i familjes. Ai shprehet se do të vazhdojë të fshehë interseksualitetin e tij, derisa të zgjedhë rrugën e vërtetë të jetës, që do të duhet të ndjekë tani e tutje. Sipas tij, askush nuk e njeh për vajzë dhe se, nëse do ta merrnin vesh të gjithë do ti largoheshin me neveri.

Të gjithë ata si unë paragjykohen dhe rrihen. Nuk do të doja kurrë të më ndodhte një gjë e tillë,- thotë ai. Kjo është historia e G.D, 15-vjeçarit, që ka lindur me të dyja sekset, por është rritur nga prindërit e tij si djalë. Tani është mashkull; sillet si i tillë, mundohet të flasë si tillë dhe bën veshje rreper për tu dukur si i tillë. Ndjesitë i ka të paqëndrueshme dhe nuk di të thotë realisht se cili është seksi i tij. Historia e vërtetë nisi që kur G.D lindi, por historia që ai njeh ndodhi para 5 vitesh në Greqi. Ai shkon të kryejë vizita mjekësore për probleme të anemisë dhe vizitat e shumta që i rekomanduan mjekët bënë të dilte në dukje interseksualiteti.

G.D rrëfen se në momentin e parë që mjekët ia shpjeguan nuk po kuptonte a

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›