E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri rregulla të arta për takimet, miqësinë dhe seksin

 Dr. Adem Harxhi

 Rregulli i parë: Të jeni miq, të jeni të ndershëm dhe të silleni mirë me njëri-tjetrin. Trajtojeni shokun si të barabartë me veten.

Ju nuk dëshironi të prisheni me shokët dhe shoqet e mira, që janë të ndershëm, të kujdesshëm dhe të ndjeshëm. Nuk ka arsye, që brenda  marrëdhënies, djemtë të kenë më shumë të drejta nga vajzat. Kjo vlen për të gjitha aspektet e marrëdhënies, përfshi edhe marrëdhënien seksuale. Kur ju e trajtoni njëri-tjetrin si të barabartë, takimet tuaja do të jenë më të gëzuara, madje, edhe seksi (në qoftë se bëni), do tu japë më shumë kënaqësi.  Kjo është shumë e thjeshtë për ta kuptuar.

Nuk ka arsye që djemtë të jenë të gjithëfuqishëm në një marrëdhënie. Pse iniciativa duhet të jetë gjithnjë privilegj i djemve? Pse vetëm ata duhet tu telefonojnë vajzave dhe ti marrin ato në takime? Pse vetëm djemtë duhet të paguajnë në çdo takim? A nuk do të ishte më mirë që gjërat të ishin më spontane dhe  me më shumë dëshirë?

Kur djali e kërkon vajzën në takim dhe çdo shpenzim e paguan  ai, kjo parapërgatit skenën ku do të luhet seksi, që ai e ka parashikuar për këtë takim. Pikëpamja e vjetruar, se djemtë duhet ta fillojnë takimin, bën që takimi  të mos jetë një aventurë krijuese e veçantë. Marrëdhënia është më e balancuar, kur vajzat ndjehen të lira, që ashtu si edhe djemtë, të kërkojnë një takim, veçanërisht, kur djali është pakëz i ndrojtur.

Rregulli i dytë: Mos u bëni zotërues në takim

Disa prej jush kanë një dashnore ose dashnor, për të cilin kujdesen dhe e duan. Dashuria është gjë e mirë, por kjo nuk do të thotë se dy adoleshentë do të qëndrojnë bashkë për gjithmonë.  Prishja e marrëdhënies  që ka zgjatur për një periudhë kohe të caktuar,  është gjë e zakonshme për adoleshentët.

Disa nga ju preferojnë të kenë një dashnore, ose një dashnor dhe me këtë zgjedhje ndjehen të kënaqur. Por, nuk do ishte mirë që njeri nga ju, pas disa viteve, të pendohej që nuk kishte takuar edhe shokë të tjerë seksi. Adoleshentëve u pëlqen të eksperimentojnë dhe ata provojnë me disa dashnorë dhe dashnore.   Kjo është e vërtetë dhe kjo është e drejta e juaj. Por ju, nuk duhet të bini në dashuri me çdo person me të cilin  takoheni. Po u zuri qymyri me të gjithë ata që takoni, ju do të lëndoheni shumë herë emocionalisht.

Shumicën e energjive ju ua kushtoni marrëdhënies dhe më pak vetes.  Kjo bëhet më e rëndë, për atë që kërkon të diktojë marrëdhënien.  Ai që kërkon të diktojë në marrëdhënie, nuk përqendrohet dot tek vetia. Ai përqendrohet më shumë në kërkesat e shokut, ose të shoqes. A nuk do të ishte më mirë të kënaqni veten dhe të përqendroheni në rritjen e personalitetit tuaj?

Nuk është e këshillueshme që ju të dy ta konsideroni veten si një çift, në një moshë kaq të re. Po qe se do të silleni si një çift i rritur, ju do ti rritni gjasat për bërë një martesë të hershme dhe për të shkuar në divorc, edhe pasi të keni lindur fëmijët. Duke u takuar me disa shokë, shanset për të zgjedhur një partner më të përshtatshëm, do të rriten. Disa nga ju mendojnë se kanë takuar shumë shoqe dhe tani është koha të takojnë një vajzë në moshën 15 vjeçe, për ta patur për gjithë jetën. Mos e bëni këtë. Ju nuk jeni emocionalisht të pjekur dhe nuk keni eksperiencën e mjaftueshme, që të dini se me kë duhet ta kaloni  gjithë jetën. Madje, juve u duhet shumë kohë, që të njihni veten tuaj.

Disa adoleshentë çiftëzohen dhe martohen pak vite pas mbarimit të gjimnazit. Disa nga këto martesa, pa dyshim, janë të suksesshme, por shumica e tyre nuk janë afatgjata. Gjithkush mendon se do të jetë një përjashtim, por statistikat e divorcit nuk gënjejnë. Ato tregojnë se martesat e hershme, përfundojnë më shpesh në divorc. Ju të gjithë do të bënit mirë të prisnit deri nga mesi i të njëzetave, pastaj të mendonit për martesë. Me këtë nuk dua të them se ju nuk duhet të takoni dhe të bëni më shumë kujdes për një person.

Ju keni trashëguar një variant takimesh të papërshtatshëm. Takimet tuaja, ashtu si dhe të gjeneratave të mëparshme, inkurajojnë  njërin nga ju të dy që të jetë zotërues në takim. Kjo vjen prej xhelozisë së sëmurë dhe prej pasigurisë që ndjeni. Xhelozia dhe pasiguria sjellin gënjeshtrat, tradhtitë, manipulimet dhe prishjet e dhimbshme. Pse duhet ta fusni jetën tuaj të përditshme, në vorbullën e një soap operas dramatike.?

Është e vërtetë, që gjenerata e juaj po i ndryshon disa nga traditat e takimeve, që tanimë, kanë dalë jashtë mode. Por ka, akoma, shumë të tjera që vazhdojnë. Harrojini rregullat e ngurta morale, që shumë edukatorë dhe moralistë duan tu imponojnë. Këshilla ime për ju është:  Kënaquni (jo shumë), bëni kujdes dhe të jeni të ndershëm.  Kurrë, mos i lejoni vetes të bëni presion mbi vlerat e një personi tjetër. Mos i bëni shokut ose shoqes, kërkesa të panevojshme, në emër të dashurisë.

 

Rregulli i tretë: Çfarëdo marrëdhënie që të keni me njëri-tjetrin, prisni të bëheni 18 vjeç, pastaj provoni interkursën

Me këtë nuk dua të them se ju nuk jeni seksualë pa u bërë 18 vjeç.  Por duhet të dini se marrëdhëniet seksuale kanë disa stacione. Këto vendqëndrime janë:  Puthjet, përkëdheljet, masturbacioni, extracoursa. Të gjitha këto japin shumë kënaqësi dhe kanë më pak rreziqe nga interkursa. Unë njoh shumë nga ju që tashmë bëjnë, ose përgatiten të bëjnë, interkursë. Në blogun tim, shumë adoleshente dhe adoleshentë bëjnë pyetje dhe marrin përgjigje për jetën e tyre seksuale. Ata thonë se bëjnë interkursë, pa ditur si ta bëjnë. Ka prej tyre që e fillojnë në moshë shumë të re. Shumica e adoleshentëve që bëjnë interkursë, nuk praktikojnë seksin më të sigurtë.  Unë dëshiroj, që ju të vazhdoni të lexoni materialet e blogut tim  dhe të lexoni e rilexoni deri në fund, këto që shkruaj për ju, çdo javë në gazetë.  Këto shkrime janë enkas për ju.  Shpresoj që prej tyre të mësoni më shumë dhe të bëheni më të mençur, lidhur me mbrojtjen prej sëmundjeve infektive seksuale dhe për kontrollin e lindjes.  Ju do të gjeni në këto shkrime, çdo gjë që do tua bëjë më të lehta eksperiencat erotike dhe më të sigurta e të shëndetshme marrëdhëniet tuaja.

Në vartësi të moshës tuaj dhe të nivelit të seks-edukimit që keni marrë, ju do të bënit mirë të prisnit për të filluar interkursën, deri sa të jeni emocionalisht gati dhe plotësisht të informuar për rreziqet e seksit. Kjo, zakonisht, nuk ndodh pa arritur vitet e fundit të adoleshencës, ose me fillimin e viteve të njëzeta. Për disa nga ju edhe mosha 21 vjeçare është shumë e re për të filluar interkursën.

Njerëzit ndryshojnë, për arsye të bazës së tyre familjare dhe të nivelit të dijeve dhe eksperiencës që kanë. Unë e kuptoj, që shumë nga ju, ndjejnë se janë gati për interkursë që në moshën16-17 vjeç. Por, më besoni, për shumicën e tyre, kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk janë gati për përgjegjësitë dhe pasojat që mund të ketë interkursa, përfshi edhe pasojat e saj në gjendjen e tyre emocionale. Dhe ata nuk do të jenë gati, para se të bëhen 18 ose 19 vjeç. Ka edhe arsye shëndetësore që seksin nuk duhet ta filloni herët. Para moshës 18 vjeç, qelizat e qafës së mitrës, akoma, nuk janë të stabilizuara mirë. Në këtë gjendje qelizore, infeksionet, dëmtimet seksuale dhe abortet, bëjnë që këto qeliza më shumë të shndërrohen në qeliza kanceroze.

Ju të gjithë jeni seksualë!. Unë e them këtë me zë të lartë dhe shpresoj që ju do të më kuptoni drejt. Ju duhet të kuptoni dhe ta mbani mend mirë, se interkursa dhe seksi oral, nuk janë të vetmet akte seksuale që japin kënaqësi.

Shumë nga prindërit dhe mësuesit tuaj bëjnë gabim, kur e barazojnë seksi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›