Te semuret mendore, aktivitet jashte dyerve te spitalit
Me shume se 90 paciente me probleme te zhvillimit mendor, u perfshine dje ne nje aktivitet integrues ne nje nga lokalet pergjate bregdetit te qytetit te Vlores. Fale nje bashkepunimi midis drejtoreshes se ketij spitali dhe pronarit te atij lokali. Ky i fundit, eshte shprehur i kenaqur per organizimin e ketij aktiviteti financuar prej tij per kete kategori ne nevoje, me qellimin e vetem per t'u dhene mundesine atyre te dalin jashte ambienteve te spitalit psikiatrik. Nje dreke jashte, muzike dhe defrim ne pak ore, bene qe pacientet te ndiheshin te barabarte me mbare komunitetin. Lokali do te organizoje dhe aktivitete te tjera ne te ardhmen per keta njerez ne nevoje dhe per grupe te tjera sociale, per t'u dhene atyre sa me shume ngrohtesi dhe shanse per t'u integruar me te gjithe komunitetin. Pacientet kane levizur nga spitali deri te lokali per rreth 1 km e gjysme, disa me mjete dhe disa ne kembe te shoqeruar nga kujdestaret e spitalit. Te gjithe pacientet kane levizur normalisht dhe pa asnje incident. Ne ambientet e restorantit pacientet u argetuan me nje dreke te kendshme, kercyen, kenduan dhe recituan vjersha. Se bashku me ta ishin dhe disa intelektual te qytetit si dhe nje grup gazetaresh per t'u dhene ketyre njerezve shoqeri e per t'i ndihmuar ne integrimin e tyre. Drejtoresha e Spitalit Neuropsikiatrik, Antonela Agaj, u shpreh mes te tjerash se nje aktivitet i tille, i pari dhe i vetmi deri me tani i ketij lloji ne Vlore, ndikon pozitivisht tek pacientet.
O. Hila