Te shkeputemi nga mbeturinat e sistemit komunist
Ne ditet e sotme eshte hapur nje debat i madh nese duhet shembur apo jo piramida e famshme simbol i diktatures komuniste. Ne kete debat jane perfshire te djathte dhe te majte. Ve275se qendrimi i te dy paleve eshte i ndryshem. Ndersa te djathtet shprehen per shembjen te majtet ngulin kembe ne ruajtjen e tij duke pretenduar se eshte nje monument kulture. Madje lidhur me kete ata kane perkrah edhe nje te ashtuquajtur te perndjekur politike nje ish arkitekt te deshtuar te kohes se perenduar por qe ne te vertete ka kohe qe propagandon per krahun e majte. Lidhur me kete une dua te shpreh mendimet e mia qe jane njekohesisht edhe te gjithe te perndjekurve politike te vertete qe une perfaqesoj.
Pyetja qe mbizoteron sot politiken shqiptare eshte A duhet shembur piramida Lidhur me kete mua me duhet te theksoj se ka vite qe Shoqata e te Perndjekurve Politike ka ngritur zerin per permbysjen e simboleve komuniste. Ketu kam parasysh shume raste te shfaqjes se ketyre simboleve ne shoqerine shqiptare. Njeri nga keta eshte heqja e titujve te larte akorduar ish diktatorit me te madh qe ka njohur historia shqiptare satrapit Enver Hoxha. Lista e gjate e ketyre ngjarjeve apo personazheve eshte e gjate dhe une nuk do te zgjatem por do te perqendrohem ne disa prej tyre.
Ne varrezat e Deshmoreve te Kombit vazhdon te qendroje si nje fantazme e se kaluares ylli i kuq i komunizmit. Kam te drejten te pyes Perse u vrane keta deshmore per atdheun apo per partine komuniste Nese jane vrare per partine komuniste atehere le te qendroje ylli i kuq i komunizmit por nese jo ai yll duhet hequr sa me pare. Per me teper ne ato vorreza sot ndodhen edhe ata qe rane nga gjembat e helmuara te atij ylli. Ndaj sot ndodhemi perpara dy vendimeve shume te rendesishme ose te hiqet ylli i kuq i komunizmit ose te hiqen eshtrat e atyre qe rane nga gjembat e atij ylli dhe te vendosen diku tjeter. Kriminelet nuk mund te qendrojne se bashku me viktimat e tyre.
Para dy apo tre vjetesh doli ne skene heqja e mozaikut para pallatit te Muzeut Historik Kombetar. Kjo nuk ishte nje thirrje do si do. Ishte apeli i historianeve te shquar te ketij vendi qe e kerkonin nje gje te tille. 274fare paraqet mozaiku aktual Nje veper thellesisht e realizmit socialist ku ngrihet ne pidestal epoka e zymte e komunizmit. Aty mungon historia e vertete e ketij kombi. Mungon lufta shekullore e ketij kombi. Mungon kontributi i nacionalizmit shqiptar. Por mbi te gjitha mungon Kosova pjese e pandare e kombit shqiptar. Mungon edhe pjesa tjeter e ketij kombi luftrat e shqiptareve te Maqedonise dhe Malit te Zi per lirine dhe pavaresine e ketij kombi. Ne fasaden e Kryeministrise ende qendron i paprekur basorelievi ku pasqyrohet vetem periudha e zeze e sundimit te eger komunist me trimat partizane dhe heronjte e ndertimit te shoqerise socialiste
Mund te vazhdoj edhe me gjate por keto nuk kane fund. Po e mbyll me kaq. Nje komision i Kombeve te Bashkuara ka ardhur ne Shqiperi me falni nese kjo nuk eshte e vertete por une nisem nga lajmet e perhapura nga mediat elektronike ne internet per te ndikuar ne zhdukjen e pasojave te rregjimit komunist. Nese kjo eshte e vertete atehere piramida e Keopsit shqiptar duhet te shembet. Duhet te zhduken nga faqja e dheut te gjitha simbolet e peshtira te atij sistemi monstruoz. Ndoshta per kete duhen fonde suplementare ne buxhetin e shtetit. Ndoshta duhet qe vete populli duhet te sakrifikoje per te zhdukur 275do mbeturine te se kaluares. Une mendoj se ia vlen nje sakrifice e tille. Shqiperia nuk mund te behet pa sakrifikuar di275ka.
Personalisht do te jem i lumtur nese do te shoh nje dite Shqiperine te shkeputur njehere e pergjithmone nga kthetrat e tmerrshme te komunizmit. Per te tjerat gjykoni ju te dashur lexues.
Autori eshte Kryetar i Shoqates Antikomuniste te ish-te Perndjekurve Politike Demokrate te Tiranes