E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migjeni si vetevendoses

Pse Migjeni na duket aktual sot shte mungesa e theksuar e aktuales se mirefillte mungesa e aktuales sot moskuptimi i energjise aktuale shoqerore e mendore te ne nga ana e letrareve dhe mendim-beresve ne shkrimin e sotem shqip. Kjo e ben ne fakt aktual Migjenin te ne. Kjo mungese e moduleve te ngjashme edhe te transformuara ne kohe qysh nga koha kur pat shkruar Migjeni kjo mungesa e punes se mirefillte letrare me diapozitivat kjo e ri-aktualizon figuren e Migjenit sot te ne. Dhe nuk eshte aspak preokupimi tashme prej shoqatash ajo qe e sjell si mese aktuale rolin e Migjenit.

Nga Idlir Azizi


Disa muaj para vitit Migjeni ne Shqiperi ne 100-vjetorin e lindjes se tij me 2011 kam pershtypjen se po degjojme qysh tani uturimat e kritikes shqiptare migjeniane. Dashamire natyrisht por disi e cofur nga profesori qe shpall se keto emra te ndaluar i paska theksuar qysh ne ate kohe para 90-es e deri te gazetarja qe do te gjeje serish e serish imazhet e mjerimit migjenian neper rruget e Tiranes.

Ne kete vit te dekades se re te 2000-es mbase do na duhet te shohim disi ndryshe portretin e Migjenit duke reflektuar mire mbi mungesen qe ne i kemi lene atij. Mungese e madhe ne fakt e Migjenit i cili s ka qene kurre nje fantazme as ne letrat e as ne mendjet shqipe. Si mungesa e tij nga faqet e mrekullueshme te albumeve te Marubit me perfshirjen e jetes fshatare civile e kulturore te Shkodres dikur. Perfshirjen them jo thjesht pasqyrimin vulgar.

Them dikur pasi ska me sot mesa shohim as fotograf as autor qe te na jape me po

ato drite-hije nje qytet e nje epoke vetem ne disa fytyra tek-tuk. E kam fjalen per fytyra

te popullit dhe jo per kitche dasmash apo mbledhjesh te partive te pozite-opozites.

Mungese e Migjenit edhe sepse sot eshte me e lehte te thuash qe ska fare Shqiperi mirefilli. Ose per te qene me pak drastik mungese sepse ne kete vend gjoja te sotem mazhoranca e autoreve duket se shkruajne si ne nje vend qe mund te jete ishte bahce me lule. Ose pjesa tjeter thua se Shqiperia eshte vec vazhduese e tokave te Kanaanit e te kazanit mistiko-religjioz te botes perendimore. Autoret e sotem shqiptare anakronikisht bashkekohore do mund te thoshte Jacques Rancire.

E natyrisht e gjitha smund ta kete bazen tjeterkund sesa te qendrimi autorial e autoritar intelektual ndaj Popullit. Ndaj popullit si nocion e si fushe te ndarjes se Te ndjeshmes dhe i se ardhmes si domen i vertete i energjise e i prodhimit e shkembimit te densiteteve poetike dramaturgjike artistike e arkitekturore.

Sa per vlerat - meraku i madh i prinderve tane - ka se kush merret me to

Ne kete vit te Migjenit mbase do mund te bejme vertete nje evokim poetiko-politik te mirefillte te tij dhe jo nje vit xhenazesh kritiko-televizive.

Sepse duket nga poezite e nga skicat e tij qe preokupimi migjenian lidhur me popullin eshte i paprecedent ne letersine shqipe para tij e mbetet disi i tille edhe sot e kesaj dite.

Autori qe na hapi per here te pare skenen e sociales qe u be i pari shkrues-depistues socio-poetik ne nje vend e ne nje letersi ku mbizoteronin vestizhet epiko-legjendare vagnerizmi i tepruar fishtian dhe Rilindja me e vonuar ne Europe.

Neper letren e zhubravitur qe la pas Rozafa e muruar e legjendes ne nje leter sa memece aq dhe llafazane do mund te thoshte serish Rancire Migjeni arriti te na nxjerre ne drite fuqine e detajit aktual dhe me teper preokupimin me ate qe eshte tashme vertet e popullit nje pale kepuce nxenesi dy duar pas kurrizit te te papunit nje vrime interesante ne parketin e nje dhomes se prostitutes ...

Askush tjeter para tij ne Shqiperi nuk kishte dale para popullit dhe me nje mungese te atille apriorish saqe eshte pershtypje-lenese edhe sot. Sot e kesaj dite pikerisht ne hordhine e gjestualitetit te elitizmave qofte edhe te majte nga mendim-beresit ne Tirane vecanerisht.

Ndoshta ka ardhur koha qe kete njeqindvjetor te mos e kemi me problem Migjenin si poet edhe melankolik edhe revolucionar. Ndoshta tejkalohet edhe ai logjikimi rreth tij si gjoja poet i ish komunizmit tone dhe si kengetar sublim i mjerimit feudal. Nga mungesa qe kemi sot ne autoret vecanerisht e letraret nga mungesa e madhe e raportit socio-poetik me popullin dhe jo me folklorin e me populizmin eshte per tu vene ne dukje tashme nje force e Migjenit edhe aty ku ne kemi menduar per vite e vite se kemi te bejme vetem me nje praktikant te te pafuqishmit ndaj injorances dhe mjerimit.

Migjeni eshte autori qe ka nderfutur me se pari Aktualen ne letrat shqipe. Ai arriti te shohe mes historise se ngarkuar e mes analfabetizmit te atehershem poezine e veshtire te aktuales dhe emancipimin e zorshem me ane te saj. Per here te pare ne kemi patur nje poet i cili ka ndjere mesa duket se shkruan e sheh ne nje periudhe ku gjithkund po ndodhte fuzionimi shkrirja ekonomiko-shteterore. A ishte valle edhe lexues i Marx-it sa dhe Hugose Prej tij ne kemi tashme te regjistruar ne shqip persiatjet mbi nocionin e punes autori qe filloi ta gradoje veshtrimin ne hyrje te epokes kapitaliste europiane. Ne kete aliazh te modernes zanat dhe kapedanet rijne vec memece e njekohesisht me prani llafazane ne cepin e skenes socio-politike te vendit. Migjeni ka hapur nje vrime interesante ose vrima ne realitet nga ato qe zor s e mbyllen me ku roli i poetit mbetet te vuaje thelle e me thelle pikerisht ngaqe arrin te shohe thelle e me thelle.

Dy tre pista poetike e konceptuale do na dilnin per te evokuar forcen e studimit te heshtur e te brishte te Migjenit ku ai duket qe e ka terhequr veshtrimin nga vija e horizontit per ta pershpejtuar mes sistemit dhe gjerave.

Autori ka sajuar nje shpend melankolik nje zog vetevrases eshte i pari qe ka lene pas imazhet e nje vullneti per fuqi. Metamorfoza e habitshme e Trumcakut qe shnderrohet ne melankolik e qe rrezohet mandej me dashje vertikalisht drejt nje vdekjeje qe duket se le vend per imanente e qe behet nje perralle nga e ardhmja. Ironia e ethshme e Migjenit qe preokupohet per lexuesin se mund ti duket kjo parabole trill e alogjike shenja e pare e vullnetit per fuqi dhe jo e deshires per pushtet nga autori mesues thatim nga te rrallet qe spati kurre lidhje me qeverite e me kastat e shtetit.

Migjeni mbetet i pari qe ka futur ne shqip nje raport kundra pushtetar nderfutja e vetevrasjes nje akt jashte-mjekesor ku mjekesise nuk i mbetet fjale per te thene e keshtu as pushtet per te ushtruar. Nje parabole po aq me gerricje te ligjerimit fetar e autoritetit biblik trumcaku i imet para historise stermadhe te Gjenezes hocus pocus. Ashtu si derdellitjet e artit dhe politikes sone te sotme ne Shqiperi e Kosove historite ster-medha te asoc-integrimit tone duke margjinalizuar perhere e me tej jeten e imet te popullit .

Nje renie e zogut-subjekt e shpendit qe i kthehet historise se njeriut pikerisht nga kjo

metamorfoze e gjendjes ne ritmin e marshit funeber te Chopin-it nje tjeter krijues qe

punonte mes valsit te brishte dhe etydit revolucionar.

Ky trumcaku qe operon me fuqi te trishta Deleuze eshte personazhi fantastik i nje letersie realiste shqipe asaj te Migjenit ku na tregohet ne nentekst te larget se Zoti ka qene i vetmi performer pa publik ai qe s ka patur kurre spektatore por qe vdes per perfaqesues.

Po aq mbase gjejme fuqi vitin tjeter ta anashkalojme ate xokullen e ndryshkur te aplikimit te mjerimit migjenian. Ate mjerimin gjoja aktual ose kinse aktualitetin e sotem te Migjenit. Mjerimi qe per Migjenin eshte nje fushe studimi nje sensibel nje raport i vertet i asaj sensibiles ranceriane pikerisht se nuk eshte vetem produkt i kushteve te keqija jo vetem nenprodukt i politikes se shtetit por edhe menjanim i letersise nga jeta e vertete nga bota si e tille saje ezoterizmit poetik e politik te ne qe e pat trajtuar dhe e trajton popullin ende si nje te pabarabarte te padiskutueshem si nje injorance e varferi sui generis si nje meritues te qeverive qe i bien mbi koke.

Mjerimi duket me shume hyrje ne mjekesine e poetikes shqipe per here te pare eshte

mbase Letra lutherane e Migjenit qe ne e kemi anashkaluar neper komentet moraliste

te ish komunizmit dhe ne revanshin e religjiozitetit te kapitalizmit tone te sotem e te

padiskutueshem.

Migjeni flet ne vend te te uriturve ne vend te te mjereve. Ai qe nuk ka po ate mungese buke e duke qene perfaqesues i shtreses se mesme rrogetare. Por eshte naive te mendojme se ai preokupohet per disa kile mish me teper. Ajo qe merr persiper Migjeni eshte defigurimi zbulimi i tij jo thjesht pasoja e urise por kushtezimi njerezor e qytetar nen velin e saj ai kushtezim ne skenen e urise. Si nje autor qe zhbiron seksin Migjeni zhbiron me imtesi urine.

Mes lugjeve te verdha te Logos-it ai fillon te ndertoje poetiken e aktuales dhe te rizbuloje

popullin real aty ku ai ka qene i balsamosur ose si llac i legjendares. Poet i vertet i imazhit ai arrin te gjeje pertej rrogave pertej dallimeve ne menyren e jeteses semundjen e vertete. Dhe eshte fakti se Imazhi e ka tani semundjen dhe qe e ben jeten me te zorshme. Imazhi demtimi i tij e deri te mungesa e tij e mirefilli. Problemi me aktual i Shqiperise dhe Kosoves se sotme lidhur me reflektimin e vet para botes e ca me rende para vetvetes. Mjerimi uria etj jane zonat politike e mendore te vendit ku Migjeni tuberkular ka arritur gjithsesi te injektoje vrullin e ri paprecedent te ne te levizjes njerezore ne varg e narracion.

Aktualja e tij dhe veshtrimi i ri me te cilen ai duket i jep nje energeia te afert me Aristotelin por ndoshta me prane Nietzsche-s. Me ne fund ne poezine tone dikush shpiku sy pershpejtoi veshtrimin. Ai i ka pare urine e mjerimin si dispozitiva te punes se vet poetike e konceptuale.

Pse Migjeni na duket aktual sot shte mungesa e theksuar e aktuales se mirefillte mungesa e aktuales sot moskuptimi i energjise aktuale shoqerore e mendore te ne nga ana e letrareve dhe mendim-beresve ne shkrimin e sotem shqip. Kjo e ben ne fakt aktual Migjenin te ne. Kjo mungese e moduleve te ngjashme edhe te transformuara ne kohe qysh nga koha kur pat shkruar Migjeni kjo mungesa e punes se mirefillte letrare me diapozitivat kjo e ri-aktualizon figuren e Migjenit sot te ne. Dhe nuk eshte aspak preokupimi tashme prej shoqatash ajo qe e sjell si mese aktuale rolin e Migjenit.

I pari vetvendoses ne letrat shqipe Migjeni eshte autori qe ka synuar ne radhe te pare Zerin. Koncerti recital solo i malesorit para malit gjeografik e legjendar ka futur ne shqip nje dramaturgji qe as poetika e as filozofia shqipe nuk e kane trajtuar ne menyre te denje kurre. Migjeni eshte autori i nje qeshjeje ajo grimasa me te cilen njeriu fillon Berjen Devenir. Nje qeshje as histerike as prone-fituese e malesorit eshte intervali qe ai na e ka lene pa dashje mbase nga ditirambi nicean per te flladi foucauldian ...

Programi vetevendoses i malesorit ka ardhur pikerisht me percaktimin e synimit per nje grusht te paligjshem. Qe ne kete rast eshte perballja me ate qe ligji gjen rastin ta justifikoje nen shume emra ate qe pushteti e ngjesh kunder popullit e ca me keq edhe ne emer te vete popullit. Por ne emer te popullit legjendar e te idhujve p krena nen serumin e imazheve te televizualizuara. Jo te atij populli qe i eshte nenshtruar nje Nomos-ivargut me emra e terma qe e mbajne te vithisur e nen hyqmin e perfaqesueseve te tij. Te jashte-ligjshem domethene nen ligje te tjera...

Me ate grusht ku malesori synon zemren e malit ose zerin e koaguluar mes kimerave zeri minerar xeheror i minoritares i malesorit minoritar akti i atij qe ka nisur mbase pa dashje te vetevendose permes emrave te historise qe privatizonte me furi Nietzsche dikur.

Vendosja antologjike e Migjenit ne letersine shqipe por triumfi afatshkurter i aktuales se

mirefillte te poezise se tij na tregojne sot raportin krejt shterpe mes krijuesit dhe popullit. Nuk eshte tashme cudi gjithe nje letersi e burokratizuar shqipe. Nje mungese e theksuar e leximit e te rishqyrtimit te dramaturgjise e te konceptuales se poezise shqipe jo vetem te ndonje metafore me vlere mbareshqiptare. Ne letrat tona te sotme ndihet fatkeqesisht ndikimi i politikes gjoja pluraliste ajo qe me mekanizmin e harreses se te djeshmes ka infiltruar ne popull vetekenaqesine e te tashmes absolute dhe dhunen e mire-mbajtur te perfaqesimit.


E kesisoj nje letersi shqipe nje mendim shqip letrar e poetik e politik ku dashje pa dashje vetem sa asistojme ne kopulimin e flligshte mes te dhunuarit e vete dhunes. Sepse po aq naive duket tani pas disa vitesh me Shqiperi-si-shoqeri jo si atdhe pas disa nderhyrjesh qofte dhe te pakta politike e konceptuale nen qiellin konserve te post-perestrojkes e te diktatures televizive se Migjeni ka qene denoncues thjesht i nje regjimi apo i nje mbreterie. Naive po aq dhe gumezhitja e gjate se poezia e tij thjesht ka paraprire komunizmin tone cung shqiptar komunizem qe vetem sa mori disa luge caji ideologjike prej emancipimit pa kufij te Migjenit vetem ne ate komunizem qe melankolia s kishte vend sikunder po aq tmerr e ka sot ate lloj melankolie kapitalizmi i sotem planetar performativo sportiv.

Duke dekonstruktuar ikonen me poezine tij Migjeni ka arritur te shohe popullin e vertete. Poeti i ekstazes. Me tej se preokupimi i Trakl-it mbi shpirtin si gjeja qe ekziston me cuditshem mbi dh nen kete ekstaze te Migjenit ne mund te arrijme te shohim se ne fakt Populli eshte gjeja me masive qe anashkalohet mbi dh. Emri vetevendoses i popullit te mirefillte qarkon skicat e poezite e Migjenit ai qe madherisht na flet per nje popull te lotit


... rrokulliset nga ftyra bie ne toke e therrmijet

E nder therrmija te vogla te lotit nje nje njeri lindet.


Te pakten pra nje shumefshim me kthjelltesi nje difraskion i mundshem i origjines dhe nje perfaqesim i vete njerezve duke soditur brendine e vet.


Analize e derguar nga autori

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›