Kujtese per kontributin e Bektash Cakranit
Ne 14 shkurt 1994 me dekretin Nr 773 Presidenti i Republikes Sali Berisha i jep Bektash Cakranit titullin Martir i demokracise duke e vleresuar se Dha jeten e tij ne lufte per nje Shqiperi etnike te lire kunder okupatorit te huaj dhe komunizmit.
Ka nje gjen ne AND-ne e fisit Cakrani Patriotizmi i pandalshem dhe i pashueshem. Mund te zbehet por nuk njohu shuarje kurre. Dielli i jetes ne ardhje e solli ne Cakran. Kerthiza ju pre me urimin ardhsh per memedheun i mbare. Ishte viti 1871. Nderkaq driteza e Perndritjes kombetare kishte filluar rrezatimin. Ne vitet 1900-1908 Bektash Cakrani shkruan studuesi Asqeri Llanaj sebashku me atdhetaret e tjere ne Fier Berat Tepelene Vlore e Mallakaster ndiqte me vemendje gazetat qe botonin kolonite shqiptare ne Bukuresht Kajro Sofje dhe Manastir ku pasqyroheshin ngjarjet si edhe tablo nga jeta e shqiptareve ne Kosove 274ameri Maqedoni e krahina te tjera te vendit. Atij i vinin gazetat nga Berati dhe Vlora si Shqiperia Drita Albania Kombi Shqypja e Shqypenise ku shkruanin Shahin Kolonja Grameno Asdreni Mosi Bageri etj. Ne tetor te vitit 1908 me keshillen e I.Qemalit u themelua klubi atdhetar Laberia ku pjesemarres eshte edhe Hajredin Cakrani. Me iniciativen e vellezerve Cakrani krijohet ne vendlindje nje dege e klubit Laberia e cila vihet ne dukje nga leterkembimet e Ibrahim Abdullait Hamza Isait e Kristo Karbunares. Nga viti 1909 kemi nje levizje te patrioteve shqiptare dhe Bektashi udheton drejt Stambollit ku takohet me XH.Ypin dhe djalin e I.Beut. Ne letren qe I.Qemali u dergon anetareve te klubit Laberia u behet e qarte se pushteti i Abdyl Hamitit u ka sjelle mjaft te keqija popujve te roberuar. Gjeografia e levizjeve te patrioteve shenon koordinatat te reja sepse arrestimet burgosjet raprezaljet jane pjese e nje strategjia perandorake otomane ku sipas konsullit austro-hungarez Kraus ne relacionin derguar Vjenes me 4 qershor 1909 u arrestuan 13 vjet I.Abdullai E. Xhaferi D. Shaska A. Beqir M. Sharra. Kristo Karbunara sjell te dhena ku flitet se atdhetaret vlonjate e mallakastriote merguan ne Korfuz ne Itali dhe nder vise te tjera ku odiseja e udhetimit pershkruhet me varke neper Jon permes dallgeve. Ftesa e Dervish Himes per klubin Laberia ne mars te vitit 1910 per te derguar ne Manastir 3 perfaqesues per kongresin e dyte rezultoi me perzgjedhjen delegate te Bektash Cakranit Ibrahim Abdullait Jani Minges e Abaz Mezinit. Hapja e shkolles shqipe te Cakranit ruan vulen e bejlereve te Cakranit. Kjo mund te shenohet nje gur qosheje ne vendin e shqipeve. Kristo Karbunara ne kujtimet e tij dhe ne deshmite e Gaqo Floqit Viske Baba Tasit deshmohet se Bejleret e Cakranit kishin paguar mesonjesit shetites jo vetem per katundin e tyre por edhe per katunde te tjere si Gorishove Buzmadh e Klos. Per shkollen shqipe te Cakranit flet Thanas Floqi kur ishte ende mesues ne kete shkolle lajmerohet prej tij te ndodhej ne Vlore ne nentor 1912 ne prag te shpalljes se Pavaresise. Nder dokumente te shumta citojme Gazeten Liri e Shqiperise Sofje Nr 19 dt 09/09/1911 shkruan se te bijte e Kahreman bej Cakranit ne Mallakaster pa marre parasysh prishjen pasurise se tyre qe arrin ne tre mije lira turke te ardhura ne vit nxoren maleve nje 275ete per te luftuar kundra turkut 275eta kryesohej prej Bektash Cakranit. Ka dokumente te shumta dhe gazeta shqip qe shkruajne per patriotet shqiptare citohet Bektashi dhe te tjere ne prag te shpalljes se pavaresise. Gazeta Dielli e Bostonit ne 21 te vjeshtes se pare vihet ne dukje se krahas Bektash Cakranit ne beteja kunder turqve ne Pazar te Cakranit me trimeri luftuan kryetaret dhe luftetare te 275etave shqiptare.
Duke renditur te gjitha levizjet patriotike te periudhes se vitit 12 pikezohet nje aktivitetet i shkelqyer patriotik si rrallekush. Prill-maj 1912 gjate fushates elektorale Bektashi perkrah kandidaturen e Ismail Qemalit. Prill 1912 vjen Ismail Beu ne Vlore. Takim me krere midis te cileve gjendet edhe Bektash Cakrani. Bektashi merr persiper organizmin e kryengritjes antiturke se bashku me 360 shpirt. Emri i Bektashit regjistrohet ne kronika gazetash shqiptare qe perhapen ne disa shtete te botes. Gusht 1912 thirret ne Fier nje kuvend eshte prezent Ismail Beu dhe Luigj Gurakuqi ka four aty edhe Bektash Cakrani. Ne takimin e Cakranit ku gjindeshin Ismail Beu dhe Gurakuqi Bektash Cakrani tha Neve na u desh bashke me atdhetaret beratas e vlonjate nje pune e madhe qe ju te ishit perfaqesuesi yne sepse lakejt xhonturq donin sherbetorin e tyre ...Ka te dhena te mbledhura nga studiues dhe te sintetizuara ne nje liberth nga Asqeri Llanaj per figuren e Bektash Cakranit se deri ne vitin 12 Bektashi dhe i vellai i tij Hajredini mobilizuan mjaft vullnetare ne zonen e Mallakastres. Ky autor citon faktin se me 9 nentor 1912 atdhetaret ne Vlore Berat Mallakaster e kudo kane marre nderkaq njoftimin se kreret shqiptare do te mblidheshin shpejt per fatin e vatanit te tyre. Qemtojme nje dokumentacion te pasur per kete figure historike. Keshtu permendet se ne Shpalljen e Pavaresise Kombetare dhe ngritje te flamurit kombetar vellai i tij Hajredini ishte delegat dhe anetar i Pleqesise. Bektashi u emerua nga Qeveria e Vlores ne Drejtorine e Thesarit. Ka nje ndihmese ne ngritjen e administrates se kesaj qeverie. E ve275ante eshte se shtypi i kohes e permend Bektash Cakranin ne kronikat e tij. Reporteret e ketyre shkrimeve jane atdhetare te njohur si Thanas Floqi. Ibrahim Shyti Leonidha Naci Dom Mark Vasa Sali Nivica Mu275o Qulli Josif Bageri. Koordinatat qe tregojne levizjet e ketij atdhetari jane mbeshtetja e Princ Vidit. Ne Kongresin e Lushnjes delegati i Mallakastres Bektash Cakrani pershendeti te gjithe delegatet qe moren pjese ne kete me vlera jetike per kombin shqiptar.
Jo shume e njohur deri me sot eshte vizita e kryeministrit Sulejman Delvines ne Cakran. Epopeja e Luftes se Vlores eshte nje gjurme e thelle e patriotizmit shqiptar qe la Bektash Cakrani si anetar i shtabit drejtues. Ne vitin 1921 midis emrave te shquar te parlamentit eshte Bektash Cakrani. Lufta e Dyte Boterore mund te shenohet si pika e zeze ne historin e vendit. Nga kujtimet e Avdul Agalliut thuhet se ne fillim te prillit 39 Bektash beu i Cakranit erdhi dhe bisedoi ne Fier e Vlore me miqte e tij Beqir Velo Aristidh RuciToli Arapi Beqir Sulo Ibrahim Abduallai doktor Simonidhin e Dervish Hekalin per situaten e krijuar dhe roberimin e ri te atdheut duke pritur ate me zemerate. Pas revoltave ne Vlore Fier e Berat ai I shkruan nje leter Musa Jukes ku i kerkonte sqarime mbi te zezen qe po i binte ne koke vatanit nga Italia. Ne vitin 1942 zgjidhet Kryetar i Keshillit Nacional-275lirimtar te krahines se Mallakastres. Me 7 prill 43 largohet nga Kryetar i Nacl. Ne fund te prillit 1943 thirret ne Tirane nga Bahri Omari Skender Mu275o e Nuredin Vlora per tu perfshire ne organizaten Balli Kombetar. Permendet ne nje moment arrestimi i Ali Kelcyres nga partizanet e Ago Celit dhe Karafal Bellos ku kontributi i Bektash Cakranit eshte dergimi i nje letre urgjente Ismail Golemit. Njihet dhe ky dokument qe zbulon se Bektashi eshte arrestuar ne vitin 1940 dhe ishte internuar ne Porto-Romano. Fitoren e Frontit ai priti ne banesen e tij duke pritur ngjarjet e kohes. Nuk u largua nga memedheu i tij sepse nuk kishte bere krime. Ne vitet 45-46 filluan gjyqet e popullit. Burgoset ne Vlore ndersa gjyqi i Ballshit e pushkaton. Bektash Cakrani ka deklaruar ne gjyq Pas Keshillit Nacional-275lirimtar ne krahinen e Mallakastres u bashkova me organizaten e BK e cila sipas dekalogut kishte nje program te mire per interesat e popullit dhe atdheut. Por ky program mbeti ne leter ne kushtet qe rrodhi luftaai nuk u zbatua. U perpoqa me mish e me shpirt per atdheun dhe kurre nuk kma bashkepunuar me pushtuesit nazist per te cilet kisha mendimin se do te pesonin nje fund tragjik me luften e tyre te padrejte....Kurdohere kam punuar per atdheun sepse motoja e jetes time ka qene mbi pasurine e familjen Atdheu...