Zgjedhjet obligim dhe pergjegjesi per te gjithe

Nuk ka shume rendesi nese ne Kosove do te kemi proces zgjedhor te parakohshem apo edhe te jashtezakonshem koha qe te kishim zgjedhje te rregullta u tret Por mbi te gjitha kjo eshte nje prove e institucioneve dhe e qytetareve nje prove e sistemit dhe e qeverisjes. Duke mos i komentuar shkaqet qe vendin e kane sjelle deri te keto zgjedhje qendrore jo te rregullta te gjithe duhet te jemi koshient per ta honepsur faktin se nuk jetojme ne sistemin monist por ne sistemin demokratik-pluralist dhe se shoqerite dhe shtetet mund te ballafaqohen me lloje te ndryshme te zgjedhjeve te rregullta te parakohshme te jashtezakonshme.
Nga Fehmi Ajvazi
I
Republika e Kosoves tashme ka hyre ne
procesin tjeter zgjedhor pas zhvillimeve te njohura politike. Nuk ka shume
rendesi nese ne Kosove do te kemi proces zgjedhor te parakohshem apo edhe te
jashtezakonshem koha qe te kishim zgjedhje te rregullta u tret Por mbi te
gjitha kjo eshte nje prove e institucioneve dhe e qytetareve nje prove e
sistemit dhe e qeverisjes. Duke mos i komentuar shkaqet qe vendin e kane sjelle
deri te keto zgjedhje qendrore jo te rregullta te gjithe duhet te jemi
koshient per ta honepsur faktin se nuk jetojme ne sistemin monist por ne
sistemin demokratik-pluralist dhe se shoqerite dhe shtetet mund te
ballafaqohen me lloje te ndryshme te zgjedhjeve te rregullta te parakohshme
te jashtezakonshme. Republika e Kosoves eshte shtet relativisht i ri. Shtet-ndertueshmeria
dhe procesi menaxhues qeverises ashtu si edhe vete mosha shteterore e Kosoves
mund te ishte menduar qysh moti qe nuk do te kalojne vetem mbi lule dafine por edhe mbi situata
te veshtira dhe mbi probleme me dimensione te ndryshme. Ne rrethanat aktuale
dhe perballe proceseve aktuale u takon te gjithe qytetareve dhe shtresave te
ndryshme shoqerore u takon mekanizmave
pergjegjes te vendit qe te jene te mobilizuar aktiv sycelur ne menyre qe
procesi zgjedhor aktual te realizohen me perkushtim njerezore dhe ligjor
gjithnje ne kondita te obligimeve dhe pergjegjesive te caktuara. Krejt cka po
dua te them eshte ajo qe procesi te menaxhohet me kujdes dhe te bazohet ne
rendin Kushtetues dhe ne rendin e normave dhe ligjeve ne fuqi. Kur jemi te
procesi zgjedhor per pushtetin Qendror jane me dhjetera aktore qe jane te perfshire
ne kete proces ne forma dhe menyra te ndryshme nje pjese e tyre ne menyre te
drejtperdrejte dhe ne pjese e tyre ne menyre te terthorte. Ketu ne kete
shkrim po i theksoj tre aktore te njohur te cilet drejtpersedrejti me shume
a me pak interferojne procesin zgjedhor Subjektet Politike Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve dhe mediat.
Subjektet Politike iniciativat qytetare nismat e pavarura-individuale koalicionet jane forma te organizuara-shoqerore te cila e perbejne shumesine e jetes publike dhe sidomos te procesit zgjedhor. Si te ketilla vecanerisht ne kohen e dekretimit te zgjedhjeve jane pjese e pandashme e procesit zgjedhor. Subjektet Politike jane shtuar dhe po shtohen dita dites. Ne zgjedhjet Lokale 2009 moren pjese ne garen zgjedhore 72 subjekte politike. Nderkaq numri i Partive Politike te regjistruara ka kaluar mbi 65 sosh me tendencat qe ky numer te rritet edhe me shume. Prandaj gjellimi politik dhe partiak ne Kosove hyne ne tratativa te thella publike. Subjektet Politike shumesia dhe larmia e tyre konsiderohen si sharmi i demokracise. Por demokracia si sistem dhe jeta plurale jane rrjedhe e obligimeve dhe pergjegjesive kontinuitive. Subjektet Politike u nenshtrohen normave dhe rregullave te shumta prej atyre etike-morale e deri te ato ligjore. Subjektet Politike krijojne relacione te perditshme qofte ne raport me veten e tyre anetaresia programi dhe statuti organizimi dhe qofte me qytetaret dhe institucionet. Jeta e Subjekteve Politike eshte dinamike dhe e ballafaquar me konkurrence e vlera nga me te ndryshmet. Paraprakisht konsiderohen edhe si fryma e demokracise dhe e jetes plurale ngase perfaqesojne interese dhe vlera te elektoratit dhe te qytetarise ne institucione dhe shtet.
II
Subjektet Politike jane krejt live kur ka zgjedhje. Subjektet Politike atakohen nga procesi zgjedhor apriori ngase jane pjese e procesit zgjedhor dhe se me prezencen e tyre ne zgjedhje deshmojne pjesemarrje aktive. Subjektet Politike ne kete menyre dinamizojne vlerat dhe programet e tyre si dhe dinamizojne rregullat dhe normat zgjedhore e kesisoj i japin procesit imazhin e zbatueshmerise te besueshmerise te perfaqesimit politik dhe ligjor. Kjo do te thote qe Subjektet Politike nuk jane apriori statist te procesit fallgjinje te procesit paragjykues te procesit por jane aktore aktiv te procesit. Ne kete menyre ato kane edhe obligimet dhe pergjegjesite e rrjedhes se procesit. Duke qene aktore te denje te procesit zgjedhor Subjektet Politike qe marrin pjese ne zgjedhje ne cilendo menyre duhet te deshmojne gjithmone kulture te larte politike dhe partiake vlera te larta programore afinitete praktike ne zbatimin e procesit zgjedhor. Subjektet Politike duhet te deshmojne etike dhe moral te larte ne publik kulture demokratike fushate qe krijon norma dhe standarde te qendrueshme per procesin me nje fjale empirizem pozitiv per shoqerine dhe institucionet. Nje proces zgjedhor i cilitdo lloj nese ky proces ndodh do te duhej te perbente ne fund te fundit jo fatkeqesine por domosdoshmerine shoqerore dhe shteterore te realizimit te tij. Shoqeria e organizuar shteti kerkojne gjithmone funksionalitet dhe qendrueshmeri organizative.
Zgjedhjet nuk sjellin vetem momente te gares per pushtet. Zgjedhjet sjellin edhe pervojen e gares se ketille. Subjektet Politike ne cdo menyre duhet te deshmojne dhe kultivojne kulture te sjelljes politike gare te moralshme dhe te pergjegjshme kulture besimi siguri per procesin etj. Subjektet Politike duhet te mbesin pjese e procesit zgjedhor nga fillimi dhe deri ne fund natyrisht jo duke e ndezur zjarrin e Heraklitit pa mase por ne masen e duhur politike dhe ligjore.
Nje faktor tjeter krucial i procesit zgjedhor eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ. Bazuar ne pergjegjesite e veta ky komision jo vetem qe eshte shtylle e procesit zgjedhor por perben strukturen e njerit nga institucionet me te rendesishme te demokracise te ndertimit te vlerave te shtetshmerise dhe te sistemit. Sa here qe ky institucion nuk do ta kryente punen e vete brenda ligjit dhe brenda qarkut te besueshmerise ligjore nuk do te kishte imazh te mire. KQZ eshte nje institucion ku Subjektet Politike apriori do te kishin intenca dhe nevoja per ti interferuar deshirat dhe qellimet e tyre. Por KQZ nuk eshte nje institucion qe ndikohet lehte. Brenda tij punojne panderprere 364 dite me dhjetera punetore me pergjegjesi te ndryshme. Qindra operacione plane vendime mbledhje pershkojne punen e ketij institucioni qe per fat te tij kuptohet si live vetem kur ka zgjedhje. E kur jemi te zgjedhjet me nje lehtesi te paperballueshme ketyre diteve te nje dimri te paralajmeruar si te ashper KQZ eshte kthyer ne objekt trajtimi nga partite politikanet deputetet komentatoret analistet mediat etj. Une ketu smund te hyje domosdo qe te konstatoj nese kjo behet me apo pa te drejte por sa kuptoj une me gjase te gjithe kane harruar nga pak qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte nje institucion i pavarur. Si i ketille ka vetem nje mision misionin e administrimit te zgjedhjeve. Nderkaq besoj qe do te duhej te pushonin zerat qe e demtojne punen dhe imazhin e KQZ-se ngase dihet se cili eshte ky institucion kujt i pergjigjet cili eshte roli i tij etj. E kunderta procesi zgjedhor eshte ne zhvillim e siper. Ky proces nuk i perket vetem KQZ. Prandaj KQZ ka nevoje per ndihma konkrete-reciproke per perkrahje morale dhe ligjore per vleresim dhe shtytje te gjithanshme. Me 20 tetor 2010 KQZ nenshkroi Memorandum te Bashkepunimit me Ministrine e Puneve te Brendshme dhe te tjere memorandume do te nenshkruhen ne ditet ne vijim me shume institucione vendore. KQZ eshte duke u perkrahur vazhdimisht nga mekanizmat si Policia e Kosoves KFOR-i nga organizatat nderkombetar OSBE IFES nga Zyret e Nderkombetare etj.
III
Perkrahja e brendshme eshte vendimtare. Nderkaq analizat e ndryshme ad-hoc komentet konstatimet jo te sakta paragjykimet monstrat e tjera qe hiresojne imazhin e KQZ-se nuk mund te kthehen ne fushate per kete institucion. KQZ duhet lene rehat ne pergjegjesite e veta ligjore. do tentative per ta mbajtur peng kete institucion per ta denigruar per ta lustruar me ngjyrat e nje imazhi te sterkequr-mizerabel eshte menyra e shemtuar e deshires dhe e interesit per te mos e pare Republiken e Kosoves ne kembe te shendosha dhe stabile. Ska dyshim qe pajtohem me faktin se KQZ ka pergjegjesi te medha ligjore lidhur me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve dhe smund ti shpetoj asnjehere pergjegjesive ne kete drejtim. KQZ ka edhe pjesen e vete te pergjegjesise qe te kujdeset per ndertimin pozitiv te imazhin e vet. Por KQZ nuk mund te trajtohet nga askush si nje send institucional-publik res-publica.
Zgjedhjet ne koherat tona moderne jane ne focus te ashper te mediave. Ne fakt mediat jane transmetuesi i paanashkalueshem i procesit zgjedhor ne opinion. Si te ketilla ato kane pergjegjesi te larta per punen e tyre per agjendat e tyre. Njesoj edhe te gjithe ata qe ndodhen perballe mediave dhe ne focus te mediave. Personalisht mendoj qe mediat meritojne trajtim shume me serioz. Bashkepunimi me mediat perfundimisht duhet te kthehet ne interes reciprok. Pa prezencen e mediave pa fjalen e tyre pa teknologjine e tyre demokracia dhe sistemi qeverisja shteti siguria dhe shume segmente te tjera te jetes se organizuar pothuajse nuk marrin fryme nuk gjellojne. Megjithate tek ne relacionet ende mbeten te ngaterruara. Duke filluar qe nga aspekti i nevojes vleres cilesise profesionalitetit e deri te aspektet etike morale ligjore raportet ne mes te faktoreve te ndryshem shoqerore dhe institucional perfshire edhe mediat mbeten jo shume te qarta disa here acaruese. Jane shume shkaqe qe determinojne kondita te shperputhshme mes nesh por mediat jane nje katalizator qe ndermjetesojne etapat e proceseve gjendjet kulturat politikat etj. Ne Kosove e sidomos ne Prishtine eshte mjaft i madhe numri i mediave te shkruara dhe i atyre radio vizuale. Gjithashtu edhe numri i perfaqesuesve te tyre i gazetareve redaktoreve korrespondenteve fotoreportereve kameramaneve etj.. Prandaj artikulimet e tyre ne leter dhe ne eter lajmet komentet analizat raportet temat debatet intervistat etj. jane thellesisht strategjike ose paraprakisht do te duhej tishin strategjike ne kuptimin pozitiv per shoqerine dhe vendin. Por ne cilesine e personit kryesor te komunikimit me mediat ne KQZ per gati dy vjet nuk me ka ndodh qe te therras nje media apo nje gazetar e te thote dua ta realizoj nje raport te gjere apo nje reportazh per punen dhe te arriturat ne KQZ
IV
Mediat nuk mund te ndjekin vetem anen e erret te lajmit raportit debatit intervistes komentit etj. Shoqeria institucionet pergjegjesit jane edhe pjesa e ndritshme e zhvillimit te organizuar sepse ndryshe edhe sbene Te ketilla duhet te jene edhe proceset zgjedhore pavaresisht nese jane te rregullta te parakohshme te jashtezakonshme. Zgjedhjet aktuale ne Republiken e Kosoves nuk mund te shihen apo te trajtohen si puna e termetit. Me sakte zgjedhjet jane ndodhje normale ne sistemin e demokracise pavarsisht nese jane te rregullta apo edhe te jashtezakonshme. Edhe shtetet me tradita shume te thella demokratike ballafaqohen me keso procese. Mediat mund dhe duhet te ndikojne qe te kemi procese te relaksuara normale pa konfliktualitet. Mediat me fuqine e tyre te njohur duhet tu japin edhe shtytje pozitive proceseve dhe jo te ndihmojne ne politizimin e skajshem te tyre me sakte ne sterkeqjen e tyre. Natyrisht pa e anashkaluar rolin e tyre primar informimin e drejte te shpejte te sakte
Analize e derguar nga autori