E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje anetare e Keshillit te Ndrikullave ne stanin e Edi Rames provokon ish-te perndjekurit politike

01-11-2010 / Nga Sejdi Peka

Rastesisht duke pare ne TV e dt.31.Tetoru paraqit Mimi Kodheli ne emer te PS meqenese Edi ndodhet ne muajn e mjaltit. Sa te gjata i paska patur keta muajt e mjaltit ky Edi Rama. Si nje blete punetore lule ne lule po mbledh nektarin e vyer per te furnizuar sistemin nervor qe tja shperbleje Partise Socialiste me ndonje 275menduri tjeter. Prandaj edhe i erdhi radha anetares se keshillit te ndrikullave ne Bashkine e Tiranes Mimi Kodhelit qe te flase publikisht ne emer te opozites dhe me urdherin e Edi Rames nga Dubai. I kerkoj shume falje lexuesit por duke e degjuar Kodhelin kur mbronte Piramiden e Enverit mu kujtua Gjergj Fishta poeti dhe shkrimtari i madh i kombit tone kur shkruante se na ishte nje grue me mend sa nje bibe. Sigurisht ka gra si burra dhe burra si gra. Nuk do ti kisha treguar as veshit tjeter kur po e degjoja Kodhelin tek fliste. Por ja qe kjo zonje e stafit te Edi Rames provokoi ne menyren me te turpshme dhe skandaloze shtresen me fisnike te kombit tone ish-te perndjekurit politike. Duke mbrojtur Piramidene Enverit ajo tha se brezit te ri as nuk i behet vone per kohen e shkuar te diktatures. Shikoni se 275fare hipokrizie dhe verberie komuniste. Dhe Kodheli si anetare e keshillit te ndrikullave ne Bashkine e Tiranes u katapultua nga i semuri psikik i PS si Deputete ne Kuvendin e Shqiperise. Kjo eshte me te vertete fatkeqesia e kombit tone.
Nuk i dhemb zemra kesaj zonje kesaj nene shqiptare se akoma edhe 4000 martire te kombit qe aspironin per demokraci dhe kunder instalimit te muratjes komuniste ne Shqiperi te pushkatuar me urdherin e Enver Hoxhes akoma nuk u gjenden varret. Dhe varret nuk i tregojne ata miqte dhe bashkepunetoret e Kodhelit ne Partine Socialiste si Gramoz Ru275i ish-Ministri i Sigurimit komunist me bashkepunetoret e tij qe perbejne sot eliten e Partise Socialiste. A e ka mesuar kjo shoqe komuniste se akoma njerez nena me shami te zeza duke qare me kuje djem te rinj me kazma dhe lopata ne duar kerkojne varre. Ata pasi trokasin ne token e ftohte vendosin veshin te dallojne nje zhurme nje shprese se a mos ndoshta aty ndodhen eshtrat e gjyshit te vllait te babait. Jane qindra dhe mijera nena shqiptare qe u kane vdekur femijet e tyre nga vuajtjet dhe uria ne kampet e Beratit Tepelenes e kudo gjetke dhe varret nuk u dihen. Kjo shoqe sigurisht nuk ka degjuar per Shtjefen Gje275ovin poetin shkrimtarin publicistin etnografin doktorin e shkencave te Universitetit te Lajpcigut kur ne vitin 1926 shkruente per plaget. Jo per plaget e zakonshme qe i sherojne mjeket por per plaget e shpirtit. Plaget qe nuk jane shendoshe ende ato vrasin - shkruente ai. Dhe me te vertete populli shqiptar ka shume plage qe akoma vrasin nuk jane sheruar. Rri ti moj bibee Edi Rames dhe mos lendo plage qe akoma nuk jane sheruar. Lere Edi Ramen ne vetmine e tij duke shpenzuar milionat e vjedhura ne Bashkine e Tiranes ne hotelet e Dubait dhe Parisit me nusen e tij te redhe mos e ngarko ndergjegjen tende me vajin e gjemen e njerezve qe kane plage ne zemer. Edhe ato jane nena si ti ne kuptimin e fjales qe kan lindur bij e bija te races tone shqiptare. Por ata ishin nje prerje tjeter. Kundershtuan sa munden instalimin e regjimit komunist ne Shqiperi ne Atdheun e tyre. Se atyre u dhimbsej Shqiperia me shume se jeta e tyre prandaj edhe vdiqen. Por ti je e ngujuar ne stanin enverist te pinjolleve te bllokut se te duket e ngrohte ajo karrikja qe te ka dhuruar Edi Rama por gjema e nenave shqiptare deri ne kupen e qiellit mallkimi i tyre si nje rrufe dikund do te shpertheje. Nuk mundet qe te pranojne shqiptaret piramiden e Enver Hoxhes mu ne zemer te Tiranes lugatin komunist qe nate e dite kercenon demokracine.
Jemi shume te vonuar neve ish-te perndjekurit dhe te burgosurit politike te diktatures qe 20 vjet pas renies se komunizmit akoma Piramidae diktatorit simboli ogurzi regjimit komunist ngre krye si nje ku275eder e neveritshme mu ne qender te Tiranes si per tu kujtuar shqiptareve se ketu e kam Enverin. Provokacionet nga e majta ish-komuniste kunder neve ish-te perndjekurve dhe te burgosurve politik te Shqiperise kane qene gjithnje dhe vazhdimisht shume agresive. Duke respektuar shtetin ligjor tolerancen si nje nga parimet me themelore te demokracise ne kemi treguar vetepermbajtje. Tolerancen tone e majta ish-komuniste dhe ish-kriminelet e diktatures komuniste qe perbejne per fatin e zi te Shqiperise eliten e Partise Socialistee kane lexuar si dobesi tonen. Por jane te gabuar. Demokracia ne Shqiperi eshte produkt i drejperdrejte i gjakut dhe i sakrificave tona prandaj neve e kemi mbrojtur demokracine me gjakun dhe sakrificat tona dhe te njerzve tane qe akoma nuk po u gjejme varret dhe perseri me vetmohim do ta mbrojme. Por nese llogorja enveriste kembengul tek trashegimia kriminale edhe durimit te ish te perndjekurve mund ti vije fundi.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›