Të shtohen pikat kufitare me Maqedoninë
Partia e Drejtësisë, dega në Gjilan, vlerëson se hapja e pikave kufitare me Maqedoninë, gjegjësisht vendkalimet kufitare që lidhin Kumanovën me Gjilanin, do të lehtësonin qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe personave mes dy shteteve.
Kryetari i PD’së në Gjilan, Arianit Sllamniku, e sheh si tepër shqetësues faktin e heshtjes apo të neglizhencës të institucioneve kosovare për avancimin e agjendës në kuadër të hapjes dhe zyrtarizimit të pikave kufitare si ajo në fshatin Stanqiq, ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, por edhe të një pike zyrtare në fshatin Debëlldeh.
“Partia e Drejtësisë në Gjilan kërkon nga Ministri i Punëve të Brendshme si dhe ai i Punëve të Jashtme që krahas intensifikimit të marrëveshjeve të ndryshme me Maqedoninë, të vihet në theks të veçantë dhe si prioritet edhe hapja zyrtare e pikave kufitare në rajoni ne Anamoravës, konkretisht në fshatin Stanciq, por edhe në Debelldeh”, ka thënë Sllamniku.