Qeni fatlum

Një qen shpëtoi për mrekulli, ndonëse pronarja e tij 28-vjeçare e hodhi nga një dritare e ndodhur në katin e 22-të të një pallati, në Newark, New York.
Një kalimtar pa që kafsha e gjorë ra brenda një koshi plehrash, qw ndodhej buzë rrugës. Ai e morri dhe e dërgoi me shpejtësi në një spital veterinarie.
Pasi mundi të mbijetonte, ai e adoptoi qenin dhe e ripagëzoi me emrin Patrick, pasi kur ndodhi ngjarja ishte dita e “Shën Patrickut”, festë kombëtare e irlandezëve.
Ish-pronarja, Keisha Kurtis, u arrestua nga policia dhe rrezikon deri në gjashtë muaj burgim për dhunë ndaj kafshëve, plus 10 mijë dollarë gjobë.
Nga ana e tij, qeni është bërë një yll i vërtetë në rrjetin shoqëror Facebook, ku janë të shumtë njerëzit që i urojnë një shërim sa më të shpejtë.