E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratë nën rrënoja

Nga Express më 10 prill 2011 në ora 19:51

Trupat e kërkim-shpëtimit që po punojnë në zonat e shkatërruara nga cunami i 11 marsit në Japoni, kanë dorëzuar në polici dhjetëra miliona jenë të gjetura nën rrënoja.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediet lokale. Sipas ligjit japonez, kush gjen para mund ta mbajë nëse pronari nuk bëhet i gjallë brenda tre muajsh.

Por, nëse hiqet dorë nga shuma, ajo bëhet pronë e administratës lokale ose pronarit të vendit ku është bërë zbulimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›