E Diel, 1 Nëntor 2026

Te tjera zbarkime ne Itali. 760 klandestine kalojne tre dite tmerri ne det te hapur

Një barkë me 760 persona në bord zbarkon në Lampeduza ndërsa duket se fluksi i emigrantëve  në qender të debateve në Bashkimin Europian nuk do të ndalet. Fluksi ishte më i larti në një ditë të vetme  që mbërrinte në jug  të italisë nga afrika subsahariane. 

Sipas Mjekëve pa Kufij klandestinët ishin përballur me kalvarin në det të hapur me udhëtimin e tyre tre ditor deri në momentin që ishin lokalizuar në ujrat ndarmjet Italisë dhe Tunizisë nga rojet e Guardia di Financa. Për shkak të kushteve në të cilat udhëtonin pjesa më e madhe e tyre vuanin nga hipotermia, shoku dhe  ezaurimi nervor.

Mes 760 klandestinëve kishte 63 gra, pjesa më e madhe e të cilave shtatzana dhe 7 fëmijë. Një prej grave solli në jetë një vajzë pak pas zbarkimit në  Lampeduza.

Deriu tani numri i klandestinëve që kanë arritur në Lampeduza shkon në 25000  çka ka shkaktuar një krizë të vërtetë emigracioni jo vetëm për Italinë por për të gjithë Bashkimin Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›