Të ulen aksidentet, "Ora News" dhe 9 organizata fushatë sensibilizuese
Koalicioni shqiptar për sigurinë në rugë i krijuar nga dhjetë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe me pjesëmarrjen e biznesit privat ku bën pjesë edhe televizioni "Ora News", kanë nisur një fushatë sensibilizuese për parandalimin e aksidenteve. Sipas menaxheres së OKB-së në Tiranë Nora Kushti, kjo fuhatë është ndërmarë duke parë numrin e lartë të aksidenteve gjatë vitit që lamë pas.
Gjatë vitit 2009 janë rregjistruar një numër i konsideruar aksidentesh me 378 persona që kanë humbur jetën dhe sipas statistikave të policisë 85 përqind e aksidenteve kanë ndoshur si pasojë e pakujdesisë së shoferëve.