Belgjikë, dhunohet baza bërthamore e NATO-s
Gjashtë aktivistë të organizat%s "Bombspotters" kanë hyrë në bazën belge të NATO-s në Kleine Brogel, në të cilën ndodhen bomba bërthamore.
Të ashtuquajturit "zbulues të bombave" kanë dhunuar sistemin e sigurisë dhe ndërmarrja e tyre tani është në "YouTube", ku gjashtë pacifistët kanë xhiruar videon brenda bazës për të denoncuar mungesën totale të kontrollit në një nga impiantet më të ndjeshëm të Evropës. Një kolonel nuk ka fshehur vështirësinë për të vëzhguar një bazë prej 450 hektarësh.