Do të nisin protestat më 20 shkurt
Minatorët
Kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhen, por edhe kriza, ka bërë që Sindikata e Minatorëve të marrë një vendim për nisjen e ankesave deri në plotësim të kërkesave të tyre. Më datë 20 shkurt, minatorët do të rinisin protestat përpara Kryeministrisë në përpjekje të plotësimit të kërkesave të tyre për statusin e minatorit dhe anulimin e rritjes së çmimit të energjisë, ujit të pijshëm dhe telefonisë. Vendimi është marrë nga Sindikata e Minatorëve, e cila shprehet e vendosur për të vazhduar rrugën e protestave, me qëllim plotësimin e kërkesave që, sipas minatorëve, janë minimale për të mbijetuar.
#